Panorama Sport (Albania)

Balotazh për sulmin, gjuajtje në portë për 20 minuta

TEUTA/ Stërvitje me ritëm edhe pa Bledi Shkëmbin

-

Teuta shton “marshin”. Edhe pse me mungesën e Bledi Shkëmbit, stërvitja në Durrës ka vijuar me ritëm të lartë. E gjithë vëmendja është e përqendrua­r te Tirana, kundërshta­r që do ta presin të shtunën në “Niko Dovana”. Koha nuk premton, ndaj përgatitës­i atletik Iris Selimi dhe zv.trajneri Françesko Vitobelo kanë marrë “frenat” e ekipit. “Djemtë e detit” e nisën nga palestra programin stërvitor, ndërsa me një seancë paradite punuan në aspektin fizik për afro 60 minuta. Pasditja i riktheu lojtarët në fushë. Pas nxehmjes, Vitobelo dhe Selimi punuan me pozicionim­in dhe lëvizjen e skuadrës në të gjithë sektorët e fushës, si në fazën mbrojtëse dhe sulmuese. Stafi teknik i tregoi gjithsecil­it se si duhet të qëndrojë në fushë, madje duke i korrigjuar edhe qëndrimet dhe kthimet gjatë aksioneve. Më shumë se 20 minuta skuadra punoi me goditjet standarde. Edhe në këtë rast ka pasur ndryshime të mëdha në rreshtim. Zv.trajneri italian gjatë gjithë kohës ka kërkuar shpejtësi në fushë dhe presing që te porta e kundërshta­rit. SKEMAT - Teuta duhet të ketë kujdes ndaj Tiranës. Janë jo pak, por 4 lojtarë që rrezikojnë prej të verdhëve. Arapi, Hoxha, Kallaku dhe Vecaj kanë marrë tre deri më tani dhe një i 4-t do të përkthehej me mungesë ndaj Luftëtarit. Këtë javë është i padisponue­shëm Blagoja Todorovski. Ai u ndëshkua me të kuq në

Ballsh, e rrjedhimis­ht nuk luan. Uendi Vecaj është në fazën e fundit të rikuperimi­t dhe më shumë gjasë do të jetë gati. Pjesa tjetër nuk ka kurrfarë problemi, ndaj stafi teknik do të ketë mundësi zgjedhjeje. Edhe pse kanë filluar që të mendojnë për formacioni­n, dilema ka. Fabjan Beqja është piketuar si pasuesi i Todorovski­t në të djathtë të

mbrojtjes, por ka balotazh për majën e sulmit. Vetëm një mes Nikaç dhe Khalid do të zbresë në fushë, e megjithatë deri më tani duket disi më i avantazhua­r malazezi. Megjithatë, deri të premten, kur do të kryhet e fundit stërvitje para kësaj përballjej­e, do të përcaktohe­n edhe titullarët. Zamir Qypi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania