Panorama Sport (Albania)

Dëmtimet tronditin Flamurtari­n, mungojnë Sarris dhe Deliaj

Këshilla e britma pa fund në stërvitje, Birçe shtrydh ekipin

- Ermal Sika

Flamurtari tronditet para Kukësit. Sikur të mos mjaftojë kriza e rezultatev­e, tashmë vlonjatëve u shtohet edhe makthi i dëmtimeve. Jorgos Sarris zyrtarisht nuk ia del për transfertë­n e së dielës. Mbrojtësi grek ka pësuar një kontraktim muskular dhe dhimbjet e kushtëzojn­ë që të zbresë në fushë. Mjekët e kanë këshilluar që të pushojë dhe maksimumin mund të kryejë trajtime fizioterap­ike. Për këtë motiv ai as nuk u paraqit dje në seancën stërvitore. Nuk mund të thuhet ende me siguri se sa do të qëndrojë jashtë greku, pasi gjithçka varet edhe nga

riaftësimi. Por nuk është i vetmi që shqetëson stafin teknik. Në orët e fundit, listës së mungesave u është shtuar Fjoralb Deliaj, një nga titullarët e padiskutue­shëm të ekipit. Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se në stërvitjen e ditës së

martë, Deliaj ka dëmtuar këmbën e djathtë dhe ndien dhembje. Kujtojmë që ai nuk luajti me Skënderbeu­n për shkak të të kuqit, megjithatë tashmë rrezikon edhe Kukësin për shkak dëmtimi. Nëse mungesa e Sarrisit është e sigurt, Deliaj mbetet pezull. Mbrojtësi nuk është stërvitur me grupin, ndërsa ka qëndruar në vëzhgimin e stafit mjekësor. I vetmi lajm i mirë para javës së 11-të është rikthimi i Olsi Gocajt. Shkodrani e ka shlyer skualifiki­min prej të verdhëve dhe është gati.

STËRVITJA - Luan Birçe ka stërvitur një grup të përgjysmua­r dje. Pjesa më e madhe e lojtarëve që u aktivizuan ndaj Skënderbeu­t u lanë pushim, derisa u kryen një seancë të martën. Xhevahir Sukaj, Jorgos Sarris, Valdo Zeqaj, Jurgen Vatnikaj, Kreshnik Nebihu, Andi Ribaj, Ardit Hoxhaj,

Denis Pjeshka nuk ishin në seancën e djeshme. Nën urdhrat e trajnerit të komanduar ishin dy portierët Shpëtim Moçka dhe Arlis Shala, bashkë me lojtarë, si Lirim Mema, Semir Bajraktare­viç, Elian Çelaj, Shaqir Haruni, Romedi Llapi, Kenviol Kreshpa, Ansi Nika, Jurgen Vrapi, Arien Muçollari etj. Drejtori Ardi Ciruna ka ndihmuar trajnerin e parë. U zhvillua edhe një lojë brenda grupit me aq sa elementë kishte në organikë. Nuk kishte ndonjë ndarje specifike, teksa futbollist­ët me dëshirë kanë ndërruar edhe pozicionet. Birçe ka qenë mjaft i ashpër dhe nuk ka ngurruar edhe t’u bërtasë lojtarëve kur gabonin. Ka kërkuar nga mesfushorë­t dhe sulmuesit të gjuanin në portë dhe të ishin të saktë në veprime. Nga mbrojtja ka kërkuar qarkullim të topit me 4-5 takime, ndërsa rezerva ka pasur edhe për portierët.

 ??  ?? Pamje nga stërvitja e djeshme
Pamje nga stërvitja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania