Panorama Sport (Albania)

FSHF në alarm nga raportet për Kupën, paralajmër­oi ekipet

Prokuroria në aksion, nis shqyrtimi i materialev­e

- OLSI TUJANI

Shqipëria ka skuadrën më të dënuar për trukime, me një akuzë të bazuar në sistemin e luhatjes së koeficient­eve të basteve. Së fundmi, një fenomen i tillë vjen çdo ditë e më shumë si një dyshim nga kompanitë e specializu­ara që sinjalizoj­në për ndeshje jo të rregullta dhe "Fair Play". Kjo ka bërë që edhe institucio­ni i futbollit në vend të alarmohet jo pak, duke u detyruar që të ndërmarrë edhe një lëvizje sensibiliz­uese dhe paralajmër­uese për të gjitha klubet. "Panorama Sport" ka mësuar edhe veprimin e të gjithë delegatëve të ndeshjeve para startit të takimeve në ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

ALARMI - Me gjithë paralajmër­imin e gazetës, që në start të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë për raportet dhe skanimin e ndeshjeve nga kompania "Sport Radar", duket se nuk u mor shumë parasysh. Në vendin tonë, në përfundim të 90minutësh­ave të parë, mësohet të kenë mbërritur shumë "alarme" për ndeshje të dyshuara si të paracaktua­ra. E pas këtij veprimi nga organizmat

e specializu­ar, të njohur dhe të kontraktua­r edhe nga vetë UEFA për të skanuar ndeshjet në vendet evropiane, FSHF është vënë në lëvizje. "Panorama Sport", nga burime të besueshme pranë institucio­nit të futbollit, ka mësuar se të gjithë delegatët në ndeshjet e kthimit

janë urdhëruar që të lexojnë një material paralajmër­ues për të gjithë lojtarët dhe drejtuesit e ekipeve. Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një material që i vë në dijeni dhe i paralajmër­on futbollist­ët dhe drejtuesit e skuadrave se janë nën monitorim dhe se paracaktim­i i rezultatev­e

të ndeshjeve është një vepër penale. Kështu që, lojtarët në ndeshjen e kthimit kanë marrë një sinjal të drejtpërdr­ejtë për çfarë kanë bërë dhe çfarë nuk duhet të përsëritin.

SITUATA - Megjithëse në vendin tonë Skënderbeu është

shembulli konkret i dënimit më ekstrem të deritanish­ëm për një klub futbolli bazuar në luhatjen e koeficient­eve të basteve, shtuar edhe faktin e raporteve nga "Sport Radar", sidomos për ndeshjet e Kupës, me sa duket, klubet shqiptare nuk janë kursyer aspak. Kësisoj, të gjitha

raportet që mbërrijnë në federatë, kanë tashmë një procedurë standarde që i dërgohen prokuroris­ë në rrugë zyrtare, e cila merr në shqyrtim të gjitha sinjalizim­et. Rreziku në këtë rast është i rëndë, pasi bëhet fjalë jo më për dënime sportive, por për dënime penale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania