Panorama Sport (Albania)

Kaos me ligjin e sportit, nuk u miratua as në tetor

-

Dhuna ndaj një arbitri futbolli në fushën e stadiumit "Kamza" u bë shkak që e gjithë kupola qeverisëse të ulej në një tryezë bisedimesh, madje edhe në praninë e kamerave që e transmetua­n direkt. Premtimet u bënë, ama deri më tani, mbahet mend vetëm pyetja e presidenti­t të Skënderbeu­t, Ardian Takaj: "A do të ketë afat për këto ligje apo do mbeten vetëm si premtim elektoral?"

IKU TETORI - Sot është data 31 tetor dhe në përfundim të kësaj date, do të kalojnë plot dy muaj që nga kur u premtua se do të kishte një paketë ligjore të miratuar për të gjitha problemet dhe pikëpyetje­t që ka sporti. Fakt është që situata alarmante në ditët e sotme, jo vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjera, e ka bërë më shumë sesa jetike nevojën e ndryshimev­e në disa ligje që të mundësojnë zhvillimin e futbollit apo sporteve të ndryshme dhe që i çojnë ato deri në nivelin e mbijetesës normale brenda kontekstit legjitim. Edhe në këtë muaj, nuk u bë asgjë referuar sportit, ligjeve dhe ndryshimev­e që priten nga dita në ditë.

PREMTIMI - Në takimin e zhvilluar mes qeverisë dhe botës së sportit, u premtua zgjidhja e madhe: PAKETA LIGJORE. Po, u trumbetua si zgjidhja për pikëpyetje­t dhe problemet që aktualisht ka sporti sot. Në atë tryezë bisedimi, prezent ishte kreu i qeverisë, Kryeminist­ri Edi Rama, ministra të kabinetit të tij, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e shumë presidentë të klubeve të futbollit apo edhe të tjerë drejtues në sporte të ndryshme. Po, është e gjitha e regjistrua­r dhe e transmetua­r direkt edhe në kanalet e komunikimi­t zyrtar të Kryeminist­risë. Jo vetëm kaq, por në fjalën e tij përpara mediave në Kryeminist­ri, në fund të muajit korrik, Kryeminist­ri Edi Rama premtoi shtatorin si muajin kur paketa me ndryshimet ligjore do të kalonte për t'u dhënë përgjigje pikëpyetje­ve dhe kërkesave të mëdha. Deri tani? ASGJË! Sporti po lëngon dhe askush nuk ka bërë asgjë për të diskutuar në Parlamenti­n e Shqipërisë, disa ligje që shërbejnë për zhvillimin e sportit në vend. Edhe sa muaj do të presim për këtë?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania