Panorama Sport (Albania)

Mërgjyshi ngre dyshime: Pse arbitra nga Lushnja?

Kreu i stolit fierak analizon episodin që vendosi ndeshjen e fundit

- BUJAR RAMA

Vetëm 1 pikë në dy transferta­t e fundit për Apoloninë, barazim i bardhë ndaj Shënkollit dhe humbje 1-2 me Pogradecin, pavarësish­t një penalltie shumë të diskutuesh­me. Shumë pak për një ekip pretendent. Para dy javësh fierakët kishin pikë të barabarta me Lushnjën, ndërsa tani lagunarët kanë krijuar distancën +5 pikë, një diferencë “e frikshme” në vetëm 6 javë. Jo për të bërë “apologji” të humbjes në Pogradec, por për të folur mbi fakte, trajneri Mërgjyshi shpreh çudinë se si një ndeshje të Apolonisë e gjykon një gjyqtar nga Lushnja (Laver Alla), qyteti i rivalit direkt.

Duke pasur parasysh raportin lojë-rezultat, si mendoni, e merituat humbjen në Pogradec?

Jo, nuk e merituam atë humbje, sepse në raport me ndeshje të tjera kemi luajtur më mirë. Kemi prodhuar më shumë ndaj një kundërshta­ri që luan mirë futboll, sidomos në fushën e vet. Kishim shanset tona dhe jo pak raste goli. Gjithsesi, episodet dhe pakujdesit­ë ndikuan. Loja rrodhi e tillë deri në një moment të diskutuesh­ëm në fund. Absurdi më i madh është se na gjykoi një gjyqtar nga Lushnja, kur ne jemi pretendent­ët kryesorë me ta. A nuk është padrejtësi kjo?

Ajo penallti është kontestuar nga të gjithë në Fier...

I kemi studiuar me kujdes pamjet filmike dhe çudia më e madhe është që kryesori Alla, shumë afër aksionit, akordoi

goditje këndi, që as e tillë nuk ishte. Anësori ndodhej 55-60 metra larg aksionit dhe i kërkoi kryesorit penallti për Lushnjën. Nga pamjet duket qartë që në momentin e parë ka një prekje të lehtë të portierit tonë ndaj kundërshta­rit, i cili nuk rrëzohet dhe vijon aksionin, ndërsa në momentin e dytë portieri nuk ka asnjë kontakt me lojtarin e Pogradecit, i cili rrëzohet pa asnjë arsye, në mënyrë të ekzagjerua­r. Nëse do të ishte dhënë penallti në rastin e parë, mbase mund të justifikoh­ej. Rasti i dytë është vendim i gabuar nga anësori.

Shumë e paqëndrues­hme

kjo Apoloni. Çfarë nuk shkon te kjo skuadër?

Pavarësish­t asaj që përmenda (gjykimi), nuk janë këto shkaqet e kësaj gjendjeje. Nuk duhet “të mbrohemi” kështu. Kishim pritshmëri më të mëdha nga skuadra, realisht kemi punuar për më tepër, por kemi një grup të ri. Nuk kemi marrë rezultatin e punës, lojtarët janë pak të mbyllur dhe nuk po shprehin atë që duhet. Kanë oshilacion­e dhe vetëm kur të fitojnë përqendrim total në lojë, atëherë do të jemi më bindës. Megjithatë, me Pogradecin mora sinjale pozitive për lojën. Duhet të konsolidoh­emi e të jemi më kërkues ndaj rezultatit. Tjetra, luajmë në një grup, ku mund t’i humbësh të gjitha pikët ndaj çdo skuadre e po aq sa mund t’i fitosh të gjitha pikët ndaj çdo skuadre.

Lushnja, rivali kryesor, ka 5 pikë më shumë në vetëm 6 javë...

Në fakt, na duhet rruga jonë, por ajo lidhet pandashëm me ecurinë e rivalëve. Lushnja ka marrë pothuajse maksimumin, ka bërë thuajse gjithçka mirë, ka eksperienc­ë, grup të fortë dhe me cilësi e besim në forcat e veta. Ne, duke ndjekur Lushnjën, kemi harruar ndeshjet tona. Kampionati është i gjatë, në momente të caktuara janë edhe tifozët që vendosin dhe lushnjarët e kanë menaxhuar mirë këtë pjesë, e kanë “armë” të fortë. As Lushnja nuk është e pagabueshm­e, por nuk janë pak 5 pikë diferencë, edhe pse nuk vendoset sezoni në 6 javë.

Në fundjavë prisni Besën. Si e mendoni këtë ndeshje?

Ndeshje e vështirë, aq më tepër që Besa vjen nga një humbje që nuk e priste. Do të motivohet më tepër për të mos humbur terren me kreun dhe do të na e bëjë të vështirë. Luajmë në aneksin e stadiumit dhe do të jemi pak të kufizuar në shpejtësin­ë e lojës, por kërkojmë vetëm fitore.

 ??  ?? Arbitri lushnjar, Laver Alla, i cili gjykoi Apoloninë në Pogradec
Arbitri lushnjar, Laver Alla, i cili gjykoi Apoloninë në Pogradec
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania