Panorama Sport (Albania)

Ashensori Lushnja, ngjitja në elitë më pranë

Verdhejesh­ilët kanë 8 pikë më shumë se një vit më parë

- ALBAN ALUSHI

Lushnjarët, nën një at mosferë pozitive, po vijojnë përgatitje­t për ndeshjen e radhës me Pogradecin, që do të luhet të shtunën, në orën 13:00, në stadiumin “Roza Haxhiu”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla i ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura në shtëpi. Janë 3 ndeshje dhe 3 fitore. Për ndeshjen e së shtunës Lushnja ka dy mungesa të rëndësishm­e, qendërmbro­jtësin Beqir Ibrahimlla­ri, i cili është i skualifiku­ar me katër kartonë të verdhë, si dhe sulmuesin Fatjon Sefa që vazhdon të vuajë ende dëmtimin e pësuar para dy javësh në fushën e Devollit.

NJË VIT MË PARË – Lushnja ka një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Rezultatet e sezonit aktual janë shumë më bindëse dhe gjithçka është në përputhje me objektivin. Skuadra verdhejesh­ile ka grumbullua­r 15 pikë në 6 ndeshje aktualisht, plot 8 pikë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Një diferencë e konsiderue­shme. Skuadra e Gjylës kryeson bindshëm Grupin B të Kategorisë së Parë, ndërkohë që një vit më parë ndodhej në vend të shtatë. Lushnja është shndërruar nga një skuadër barazimesh, në një skuadër fitoresh si dhe në një “makineri” golash. Nga 4 gola në 6 javët e para të kampionati­t të shkuar, ka shënuar 14 gola për të njëjtën periudhë. Vetëm Canka ka shënuar 8 gola, dyfishin e gjithë skuadrës së vjetshme.

HAREMI - Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, portieri Oltjan Haremi u shpreh: “Në shtëpinë tonë nuk do të falim askënd. Para

publikut lushnjar ekipi jep gjithçka dhe mendon vetëm për fitoren. Jemi të bindur se me Pogradecin do të bëjmë një ndeshje të mirë, duke e respektuar kundërshta­rin. Kemi besim te fitorja dhe tri pikët janë detyrim për Lushnjën”. Portieri lushnjar po kalon një moment shumë të mirë. Ai nuk ka pësuar gol në dy ndeshjet e fundit, duke dhënë garanci për skuadrën në prapavijë, bashkë me mbrojtësit. Ndaj Elbasanit Haremi priti një penallti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania