Panorama Sport (Albania)

Disiplina, dënime në masë për zyrtarët te moshat

-

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar në mbledhjen e fundit shumë lojtarë dhe zyrtarë, kryesisht të Kategorisë së Dytë dhe të moshave. Në të Parën bie në sy dënimi i Gonzalezit të Orikut me 5 javë, ndërsa te moshat ka dënime deri në 10 javë. Ja dhe vendimet e plota:

- Veleçiku paralajmër­ohet se në rast përsëritje­je të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinor­e që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregullore­t e tjera të FSHF-së.

- Lojtari i Orikut, Gonzalez Suluaga Marcelo Angel, për goditje me grusht ndaj kundërshta­rit, dënohet me 5 ndeshje pezullim. - Lojtari i Mirditës, Emiljano Bozha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshta­rit, dënohet me 1 ndeshje pezullim.

- Lojtari i Tiranës B, Mario Beshiraj, për sjellje të gabuar ndaj kundërshta­rit, dënohet me 1 ndeshje pezullim.

- Zyrtari i Sopotit, Sazan Buzra, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, dënohet me 3 ndeshje pezullim.

- Butrinti paralajmër­ohet se në rast përsëritje­je të mosmarrjes të masave për organizimi­n e ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinor­e që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregullore­t e tjera të FSHF-së.

- Lojtari i Akademia AAS U-19, Klejdi Paloka, për sjellje të gabuar ndaj kundërshta­rit, dënohet me 5 ndeshje pezullim.

- Lojtari i Shkëndijës së Durrësit U-19, Erjon Tatani, për sjellje të gabuar ndaj kundërshta­rit, dënohet me 7 ndeshje pezullim. - Zyrtarët e Akademia AAS U-19, Aris Lika dhe Elis Dervishaj, për sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohen me 10 ndeshje pezullim.

- Lojtarë i Akademia AAS U-19, Rezart Çoku, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim. - Lojtari i Akademia AAS U-19, Arif Amuli, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 6 ndeshje pezullim. - Zyrtari i Tiranës U-19, Jurgen Agolli, për sjellje të keqe ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 2 ndeshje pezullim.

- Lojtari i Partizanit U-17, Erlind Qehaja, për sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim.

- Ekipi i Internacio­nali U-17, për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive, dënohet me 2 ndeshje pa spektatorë në fushën përkatëse.

- Lojtarët e Internacio­nalit U-17, Rabjon Goga dhe Serxhio Tafa, për sjellje të gabuar ndaj kundërshta­rit, dënohet me 2 ndeshje pezullim.

- Lojtarët e Shënkollit U-17, Simon Simoni dhe Lion Vuksani, për sjellje të gabuar ndaj kundërshta­rit, dënohen me 2 ndeshje pezullim.

- Zyrtari i Brians U-17, Aurel Loci, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania