Panorama Sport (Albania)

Bano: Egnatia jep garanci për nivel më të lartë

-

Pas zyrtarizim­it në krye të Egnatias, trajneri Artan Bano është prezantuar dje dhe ka nisur punën. Ai foli disa minuta para grupit të lojtarëve, duke bërë të ditura rregullat e punës së tij dhe më pas u përqendrua në përgatitje­t antiTërbun. Tifozët rrogozhina­s janë bërë kuriozë dhe kanë ndjekur stërvitjen, ku ra në sy fakti se sa herë që diçka nuk shkonte, Bano ndërpriste ushtrimin. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Artan Bano u shpreh: “Jam shumë i kënaqur që do të jem trajneri i Egnatias. E pranova ftesën dhe falënderoj për besimin drejtuesit e klubit, me në krye presidenti­n Haxhi Memolla. Projekti është për një skuadër të nivelit të lartë dhe nuk hezitova. Ne trajnerëve na nevojiten kushte për një objektiv të caktuar dhe më pas na takon neve të bëjmë më të mirën. Për një periudhë kam kontribuua­r në Rrogozhinë si futbollist, duke qenë edhe kapiten i skuadrës. Vitet kalojnë dhe kujtimet mbeten të paharruesh­me. Me tifozët rrogozhina­s ruaj raporte të mira dhe premtoj se do të bëj gjithçka bashkë me stafin. Kam qenë pushim pas përfundimi­t të kontratës me Shkumbinin dhe e kam ndjekur Egnatian. Grupi që përbën bazën e ekipit jep garanci. Këto ditë do të mundohem ta përgatis skuadrën të jetë sa më konkurrues­e. Mundësitë që Egnatia të renditet në vendet e para në grup janë. Rrogozhina jeton me futbollin dhe duhet patjetër ta ketë ekipin më lart. Jam shumë kërkues ndaj lojtarëve, të cilët duhet ta ndiejnë peshën e fanellës së Egnatias. Kam bindjen se do ta nis mbarë aventurën si trajner i Egnatias”, tha Bano mes të tjerash. Aldo Buzi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania