Panorama Sport (Albania)

Dermaku më i miri, Kumbulla: Ju them bisedën

"Nuk e quaj veten zbulim, ja cili është sekreti i mbrojtjes veroneze"

- OLSI TUJANI

Më 14 tetor, Kastri ot Dermaku dhe Marash Kumbulla ishin së bashku në fushën e lojës për afro katër minutat e fundit, pasi Edi Reja i dha mundësinë e debutimit 19vjeçarit të Veronës. Së fundmi, në Serinë A italiane, dy qendërmbro­jtësit kuqezinj kanë zhvilluar ndeshjen e parë si kundërshta­rë, të cilën e ka fituar minimalish­t Verona. Sfidë, në të cilën dy gjigandët e prapavijës kuqezi kanë marrë vlerësime pozitive nga mediat. 19-vjeçari ka treguar edhe bisedën mes dy shqiptarëv­e.

DERMAKU, MË I MIRI Parma është mundur 0-1, por mbrojtësi i saj është shpallur më i miri i ndeshjes. Jo nga ndonjë portal emilian pranë skuadrës së Parmës, por nga prestigjio­zja italiane, "Gazzetta Dello Sport". Kjo e fundit, në vlerësimet me notë, ka përcaktuar mbrojtësin 27-vjeçar si lojtarin më të mirë të ndeshjes. "Nota 6.5: I kujdesshëm për të mos lejuar asnjë hapësirë. Me kokë, largon çdo top dhe fiton çdo duel. Madje, i afrohet edhe

barazimit", ka qenë vlerësimi për mbrojtësin, si më i miri në fushë nga prestigjio­zja italiane.

MARASH KUMBULLA Me një notë gjithashtu pozitive u vlerësua edhe qendërmbro­jtësi i Veronës, i cili gjatë ndeshjes i është afruar edhe shënimit të një goli me kokë, duke u treguar jo vetëm i saktë në prapavijë, por edhe rrezik në portën kundërshta­re. Në fund, Kumbulla ka komentuar edhe bisedën me Dermakun. "Kemi punuar fort këto ditë për të ndalur nisjet e tyre të shpejta. Këtë gjë ata e

kanë pikën e tyre të fortë. Ia dolëm me sukses dhe morëm 3 pikët. Për mendimin tim, ishim shumë të bashkuar në vushë, edhe në një moment kur po vuanim, sepse Parma realisht na bëri të vuajmë", tha fillimisht Kumbulla.

SEKRETI - Më tej, mbrojtësi 19-vjeçar komentoi edhe paraqitjen e tij, si edhe përshëndet­jen me Dermakun: "Nuk është se unë kam bërë i vetëm të gjithë repartin e mbrojtjes. Edhe shokët më kanë ndihmuar, madje edhe sulmuesit e mesfushorë­t, të cilën kontribuoj­në në

manovrën mbrojtëse. Me Dermakun u përshëndet­ëm dhe i thamë njëri-tjetrit që të shikohemi sërish në Kombëtare. Të paktën kështu shpresoj", vijoi ai.

ELOZHET - Marash Kumbulla ka merituar elozhet e të gjitha mediave italiane, dhe jo vetëm, me çfarë ka treguar në sezonin debutues në Serinë A. Mirëpo, shqiptari ruan një profil të ulët. "Nuk e konsideroj veten zbulim. Punoj shumë dhe mundohem të jap maksimumin për të shpërblyer besimin që më jep trajneri", ka deklaruar Marash Kumbulla.

 ??  ?? Festa e Kumbullës me Parmën dhe trishtimi i Dermakut
Festa e Kumbullës me Parmën dhe trishtimi i Dermakut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania