Panorama Sport (Albania)

Sot sfida historike në Champions, Partizani do përmbysjen

-

Partizani në volejboll për femra është para një sfide historike, pasi sot në orën 18:00 në sallën olimpike "Feti Borova" do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Kampioneve kundër hungarezev­e të Vashash Obuda Budapest. Kampionet e Shqipërisë, të cilat të mërkurën e kaluar u mposhtën në takimin e vajtjes me rezultatin 3-0 (25-19, 25-20, 25-16), janë përpara një misioni të vështirë por jo të pamundur, ku do të kërkojnë përmbysjen e madhe. Të kuqeve u duhet patjetër një fitore 3-0 ose 3-1 për ta dërguar ndeshjen në golden set, e për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm, ndërsa hungarezev­e u mjafton vetëm fitimi i dy seteve për të prerë biletën për në fazën e grupeve. Por në kampion e kuq besojnë te kthimi i rezultatit dhe ashtu sikurse u shpreh dy ditë më parë edhe sponsori Rogert Huqi, në takimin e kthimit do të shikojmë një tjetër Partizan. Gjithashtu skuadra në këtë sfidë ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje­n e publikut dhe për këtë gjë, klubi kryeqyteta­s ka vendosur që hyrja në sallën sportive të jetë pa biletë, për të afruar sa më shumë tifozë në këtë ndeshje historike. Për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi ta ndjekin nga afër, njoftojmë se përballja do të transmetoh­et direkt edhe në "RTSH Sport". Kujtojmë

se skuadra që do të kualifikoh­et nga ky çift, kalon në Grupin D të Ligës së Kampioneve, aty ku bëjnë pjesë Karraro Imoka Koneljano e Italisë, Nantë e Francës dhe rumunet e Alba Blaj. Ndeshjet e fazës së grupeve startojnë në mesin e nëntorit, për t'u mbyllur në shkurt të vitit të ardhshëm. A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania