Panorama Sport (Albania)

Bujari e Daboviç, Vllaznia prezanton dy blerjet e reja

Ish-kapitenia e Tiranës: Kisha oferta, por zgjodha Shkodrën

- SENAD NIKSHIQI

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra ka bërë dy përforcime të rëndësishm­e duke sjellë në ekip ish-kapitenen e Tiranës dhe Kombëtares shqiptare Eliverta Bujari si dhe basketboll­isten nga Serbia Milica Daboviç, ish-lojtare e Flamurtari­t dhe e kombëtares së Serbisë. Këto dy përforcime u prezantuan dje zyrtarisht në një konferencë për shtyp. ELIVERTA BUJARI

Organizato­rja kryeqyteta­se, që vjet u shpall kampione e Shqipërisë me SHKB Tiranën (ekip që këtë sezon u tërhoq nga gara për arsye financiare), u shpreh kështu për aventurën më të re që do të nisë me Vllazninë: "Kënaqësi që erdha në Shkodër. Në karrierën time kjo është lëvizja e parë se gjithë kohën kam luajtur për Tiranën. Kisha disa oferta, por nuk u nxitova të vendosja dhe e kam pranuar me shumë kënaqësi të vij në ekipin që drejton trajneri Gjeçaj. Kam shumë respekt dhe kam parë punën që ai bën me lojtaret e reja dhe ekipin që ka ndërtuar dhe mënyrën si e koncepton basketboll­in. Ka shumë pasion, gjë të cilën e kam edhe unë. Vij këtu në Shkodër pas një eksperienc­e të gjatë në kampionati­n shqiptar si lojtare e ekipit kombëtar dhe kapitene ashtu si edhe te Tirana dhe uroj që të arrijmë objektivat që kemi te Vllaznia dhe të mos zhgënjej askënd për besimin", deklaroi Eliverta Bujari.

MILICA DABOVIÇ

Serbja Milica Daboviç, një lojtare me eksperienc­ë ndërkombët­are, që ka luajtur në nivele shumë të larta edhe me ekipin e saj përfaqësue­s, për mediat tha: "Faleminder­it për ftesën, jam shumë e lumtur që ndodhem në Shkodër. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe një shtysë e madhe ka qenë trajneri Gjeçaj. Vitin e kaluar kam luajtur kundër Vllaznisë me Flamurtari­n dhe trajneri Gjeçaj e fitoi atë ndeshje ndaj ekipit kampion siç ishte Flamurtari dhe ajo ishte ndeshja ime e parë. Jam befasuar se si ato vajza aq të vogla trajneri Gjeçaj i kishte injektuar atë energjinë për të mundur skuadrën kampione dhe ne që ishim më të mëdha dhe me më shumë eksperienc­ë nuk i mundëm dot. Kjo ka qenë një nga arsyet që kur u diskutua Vllaznia e pranova me kënaqësi, por unë kam edhe njerëzit nga babai që janë nga Shkodra dhe kjo ishte një tjetër arsye pse doja të vija. Përveç kësaj, mendoj se mund të jap eksperienc­ën time të madhe si kampione Europe me të rejat dhe uroj që pallati i sportit të jetë i mbushur për ndeshjen e së shtunës me Studentin. Do jap maksimumin dhe uroj që mos t'ju zhgënjej", u shpreh Daboviç. Kështu Vllaznia pas një numri të lartë largimesh (7 lojtare) që pati këtë sezon, do të ketë shërbimet e dy lojtareve me peshë, të cilat pritet t'i japin një tjetër pamje skuadrës së trajnerit Bledar Gjeçaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania