Panorama Sport (Albania)

Vangjel Adhami: Në tren, me televizor me vete

-

Mjeshtri i madh i shahut, Vangjel Adhami, kujton natën magjike: "Kam qenë 26 vjeç, të rinj pasionantë, me televizor me vete kemi udhëtuar në mesnatë nga Tirana në Durrës".

Adhami, pse vendosët të shkonit në plazh?

Në Tiranë nuk kishte siguri për ta parë. Ishte një shi i pandalshëm atë natë dhe ne u nisëm me trenin e fundit të orës 21:30. Pasi arritëm në Durrës, morëm autobusin urban, te hekurudha dhe më pas te hotel "Butrinti". Dhomat ishin zënë nga muzikantë, pasi aty po zhvillohej një festval folklorist­ik, por recepcesio­nisti na gjeti një dhomë. Televizori­n e kisha futur në një çantë, i vogël, nuk dukej.

Për çfarë televizori bëhet fjalë?

Kur isha në Ziegen, në Gjermani në Olimpiadën e shtatorit të vitit 1970, unë, Pustina, Omari dhe Vila blemë nga një televizor portativ të vogël, japonez "Universal". Kushtoi 369 marka. Kur erdhëm, na i bllokuan në doganë... "Keni kaluar kuotën", na thanë, që ishte dhjetë mijë lekë plaçka për kohën. Pas shumë përpjekjes­h, ndërhyri Fatos

Omari, e në dhjetor, pasi paguam lekët, e morëm.

Dhe mundët ta ndiqnit ndeshjen...?

U futëm në dhomë, vendosëm televizori­n. Dritaret ishin me pamje nga deti, sinjali vinte shumë keq, nuk dukej asgjë. Me shpejtësi dolëm dhe hapëm derën e një dhome përballë, nga lindja. Ishte bosh, pa plaçka, provuam, sinjali jugosllav "JRT" vinte mirë. Kur në një çast hapet dera, shfaqen dy burra. Ishin të festivalit dhe do flinin aty. "Na falni, - i thamë ne, - jua kemi zënë dhomën, duam të shohim boksin". "Sa mirë, - thanë ata, - po e shohim edhe ne". Ishin shkodranë. Nuk njiheshim, por me muhabet, kështu e kaluam deri kur erdhi ora. Pastaj me trenin e parë që nisej nga Durrësi u kthyem në Tiranë.

Adhami, e keni ende televizori­n?

Jo. Për fat të keq ma vodhën në 85-ën, në një kabinë plazhi te hekurudha. Ka qenë e diel dhe ia kisha dhënë kunatit. Atë ditë shkova për të marrë dy djemtë si dhe televizori­n. Pikërisht atë paradite na i morën.

 ??  ??
 ??  ?? Vangjel Adhami
Vangjel Adhami

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania