Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

BUFON 6 – I pafat në rastin e golit të Kouames, i cili sheh topin e goditur t’i devijohet me këmbën mbështetës­e. Në pjesën e mbetur asnjë rrezik për të.

KUADRADO 6.5 – Tashmë e ka bërë të vetin rolin e mbrojtësit të djathtë. Ofron gjithçka në mbrojtje dhe në sulm. I palodhshëm dhe gjithmonë i rrezikshëm në zbritjet e tij. BONUÇI 7 – Ndeshje prej kapiteni: e dërgoi në avantazh Juven dhe ndaloi çdo top deri në fund, pas barazimit të përkohshëm. RUGANI 5.5 – Rikthehet titullar pas shumë kohësh dhe u pa qartë që i mungonte ritmi. Gaboi në disa zgjedhje kohe dhe kontrolle topi. SANDRO 5 – Peshon gabimi që i dhuroi topin Kouames për barazimin. Në sulm shtyu shumë pak. Ndeshje për t’u harruar. KHEDIRA 6 – Lëviz si gjithmonë me zgjuarsi dhe nëse në pjesën e parë Dibala ndërton të vetmin rast personal për gol, ishte për meritë të gjermanit. Në të 61-ën ia lë vendin Rabiosë (nota 5.5), i cili fillimisht i shkon pranë golit të parë, ndërsa më vonë del me të kuq, duke lënë me 10 lojtarë Juven, përpara sulmit final.

BENTANKUR 6.5 – Nuk është Pjaniç dhe kjo dihej. Skuadra lëviz siç është mësuar me boshnjakun në fushë, por Rodrigo pasi has disa vështirësi fillestare, gjen ritmin dhe ofron asistin për Bonuçin. MATUIDI 5.5 – Ka nisur të ndiejë lodhjen dhe duket, pasi nuk ka pushuar një sekondë mes kombëtarev­e dhe Juves. I mungon kthjelltës­ia. Në të 61-ën ia lë vendin Ramsejt (nota 6), me uellsianin, i cili nuk merr shumë pjesë në lojë dhe thuajse nuk bën asgjë së bashku me Rabionë. BERNARDESK­I 6 – Pritet gjithmonë diçka më shumë prej tij, por edhe pse tentoi 4 herë goditjet në kuadrat, nga distanca, të gjitha u pritën nga Radu. Në të 79-ën Kosta (pa notë).

DIBALA 6.5 – Është sigurisht ai që lëviz më shumë në sulm te Juvja, sidomos në pjesën e parë. Luajti si fantazist dhe sa herë i jepet mundësia, godet portën. Provë cilësore. RONALDO 6.5 – Deri në minutën e 94-t bëri një ndeshje për notën 5, por në 3 minutat e fundit zgjohet: pasi sheh një gol t’i anulohet me të drejtë, tregohet i ftohtë te penalltia finale, që jep 3 pikët.

Trajneri Sarri 6 – Juventusi i tij fiton edhe me mungesa me peshë si Shezni, De Ligt, Pjaniç e Higuain dhe është ky lajmi pozitiv. Por mbi planin e lojës skuadra ka ende shumë për të bërë, pasi Juventusi vazhdon të pësojë shumë, ndonëse ka meritën që beson deri në sekondën e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania