Panorama Sport (Albania)

Xhenoa shtrydh Juven, por Ronaldo godet me “plumbin” e fundit

CR7 e fiton në të 94-ën dhe e shndërron me ftohtësi në gol

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Djersin, vuan, aq sa i duhet të shpenzojë të gjitha energjitë që kishte në trup, por në fund Juventusi arrin të kthehet në shtëpi me tri pikë. Për këtë duhet të falënderoj­ë edhe njëherë tjetër të përhershmi­n Kristiano Ronaldo, një kampion të vërtetë, i cili edhe në një nga mbrëmjet më të errëta të karrierës së tij arrin që të fitojë një penallti, thuajse në minutën e 94-t (po kaq ishte edhe shtesa) dhe më pas e shndërron në gol. Ekzekutim perfekt ai i portugezit, i cili pak sekonda më parë kishte parë që t’i anulohej një gol me VAR, për pozicion jashtë loje (me të drejtë). Gjithsesi, në fund është sërish Juventusi që feston, jo vetëm sepse mposhti Xhenoan 2-1, por riparakalo­n Interin në renditje dhe udhëheq sërish i vetëm Serinë A. Por për skuadrën e Sarrit është pak a shumë gjithmonë i njëjti argument, duke qenë se vazhdon që të hasë shumë vështirësi në ndërtimin e lojës “tiki-taka” që kërkon Mauricio Sarri, aq më tepër që në pjesën e dytë luajti me një futbollist më tepër, pas kartonit të kuq të Kasatas në minutën e 51-të. 2-1 final (edhe Juvja e mbylli me 10 lojtarë, pas të kuqit së Rabiosë në të 87-ën) e bën gjithsesi të lumtur trajnerin Sarri, i cili në një mënyrë apo një tjetër arrin që të shfrytëzoj­ë edhe të gjithë atë volum drejt portës së Xhenoas, ndonëse këta të fundit edhe pse të humbur, në mënyrën më të dhimbshme ndoshta, largohen nga Torino me kokën lart. Kuqeblutë luajtën një futboll mjaft pozitiv, të paktën derisa fryma i mbajti, ndërsa Juventusi edhe njëherë tjetër kërkoi më së tepërmi goditjet individual­e të Dibalës, Ronaldos, Rabiosë e Bernardesk­it, por pa gjetur asnjëherë portën. Flagrant ishte edhe rasti që CR7 shpërdoroi në të 73-ën, kur vetëm dy hapa larg portierit Radu goditi jashtë kuadratit me kokë. Por portugezi e ka gjithmonë një plumb rezervë dhe shpeshherë e lëshon atë, atëherë kur gjithçka duhej e humbur. Dhe ta mendosh që Juventusi e nisi me shumë entuziazëm takimin e djeshëm, ndoshta edhe si rrjedhojë e fanellave të reja, numra dhe emra me një jeshile fosforeshe­nte, e cila gjithsesi nuk është se ua “verboi” ndonjëherë sytë kundërshta­rëve. Nëse pjesën e dytë e dinë të gjithë se si përfundoi, e para nisi me Juven që provon të vendosë ritmin, por pa Pjaniçin has vështirësi në shtrirjen e lojës dhe i vetmi që duket se bind është sërish Dibala.

Argjentina­si provoi në të 17-ën me një silurë nga jashtë zone, që Radu e dërgoi në goditje këndi. Shkëndija e parë e Ronaldos ishte një goditje, jo me potencën e duhur në të 31ën, por ai që zhbllokoi ishte Bonuçi, me kokë, pas një goditjeje këndi të Bentankur në

të 36-ën. Avantazhi që zgjati vetëm 4 minuta u baraspeshu­a falë një goli karamboles­h të Kouame, i cili përfundoi falë “dhuratës” së Sandros. Por me Ronaldon në fushë, edhe pse duke vuajtur, ke gjithmonë një shans për fitore, deri në frymën e fundit.

 ??  ?? Goli me kokë i Bonuçit që zhbllokoi ndeshjen
Goli me kokë i Bonuçit që zhbllokoi ndeshjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania