Panorama Sport (Albania)

Gjimshiti frenon Napolin në një barazim plot vrer

Lacio shëtit me Torinon, notë 6.5 për Strakoshën

-

Mbrëmje nervoze në Napoli, e cila sigurisht që do të diskutohet gjatë. Edhe pse skuadra e Karlo Ançelotit do ta kishte merituar fitoren, për lojën që ofroi, në fund Atalanta e Berat Gjimshitit arrin që të ndalë Napolin në “San Paolo”, në një barazim nervoz me rezultatin 2-2. Nëse deri në momentin e golave që mbajtën firmën e Maksimoviç e Milik për të zotët e shtëpisë dhe të Frojlerit e Iliçit (ky barazoi në të 86-ën), nervozizmi shpërtheu një minutë përpara golit të Atalantës. Në zonën bergamaske ndodh një kontakt mes Kjaerit e Jorentes, por edhe pse futbollist­i i Atalantës kërkon të markojë ashpër me duar spanjollin, është sulmuesi i Napolit ai që i jep fillimisht një bërryl.

Aksioni vazhdon pavarësish­t protestave dhe zikaltrit barazojnë. Ndërsa Atalanta feston, të gjithë i lëshohen arbitrit Xhakomeli, i cili edhe pse mori vendimin e qartë, siç konfirmoi edhe moviola, kaosi në fushë ishte shumë i madh, aq sa e bëri Ançelotin të meritojë kartonin e kuq për protesta. Në fund, edhe 10 minuta shtesë nuk mjaftuan

që Napoli të dilte me tri pikë, ndërsa Atalanta merr një barazim që ka shijen e fitores. Në fushë për zikaltrit e nisi titullar Berat Gjimshiti, me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare i cili luajti për 64 minuta, përpara se t’ia linte vendin Kjaerit. Në fund, numri 19 i Atalantës meritoi notën 5.5: “Vuajti duelin me Milikun, i cili i hapi shumë probleme.

Edhe pse Gasperini ia tërhoqi vëmendjen disa herë për të ndërruar mënyrën për të markuar polakun, trajneri i pakënaqur vendosi ta thërrasë në stol”.

STRAKOSHA PËR RELAKS – Lacio rikthehet të fitojë bindshëm në kampionat kundër Torinos me rezultatin 4-0 dhe mund të marrë frymë lirisht. Në duelin e “Olimpikos”

ishte dominim total nga ana e kryeqyteta­sve, me Thomas Strakoshën, i cili shmangu mundësinë e rihapjes së ndeshjes, kur shifrat ishin 2-0 dhe në fund meritoi notën 6.5. “Reaktiv ndaj një goditjeje të Meites, e devijuar nga Açerbi, e cila mund të rihapte ndeshjen. Ndërkohë, pjesa tjetër e mbrëmjes ishte relaks total”.

 ??  ?? Bërryli i Jorentes ndaj Kjaerit, që ndezi revoltën e napolitanë­ve
Bërryli i Jorentes ndaj Kjaerit, që ndezi revoltën e napolitanë­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania