Panorama Sport (Albania)

Lukaku-Lautaro, Interi gjen dyshen e ëndrrave

Sulmuesit bashkëjeto­jnë në perfeksion me njëri-tjetrin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Edhe në Bresha e ven dosën sërish ata. Një gol për kokë, një gol për pjesë, dy goditje nga jashtë zonës. Njëra e devijuar dhe tjetra e pandalshme si një predhë drejt portës. Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku janë dyshja që po udhëheqin Interin në këtë sezon. Lu-La ka shënuar 10 gola nga 12 të fundit të Interit në të gjitha kompeticio­net. Në muajin e fundit rrugën e rrjetës e kanë gjetur vetëm ata, me bashkëpuni­min e Kandrevës (dy të tjerët). Ka një të dhënë interesant­e për dyshen e sulmit të Interit. Kur të dy janë titullarë, njëri prej tyre gjen patjetër rrugën e rrjetës. Si për të thënë që me belgun dhe argjentina­sin në fushën e lojës, Interi e nis ndeshjen gjithmonë 1-0 në favor. Diçka e tillë shpjegon ecurinë pozitive të skuadrës së Kontes me 9 fitore nga 13 ndeshje të këtij sezoni. Kjo dyshe kontribuon në një tjetër statistikë shumë të rëndësishm­e: Interi ka gjetur gjithmonë rrugën e rrjetës në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Një rekord më vete për Antonio Konten dhe epokën e tij në drejtimin e skuadrës së Interit. Kurrë një ndeshje pa gol të shënuar dhe po flasim për 2 muaj kompeticio­n, ku zikaltrit kanë luajtur me skuadra të mëdha dhe të nivelit të lartë. Lukaku dhe Lautaro kanë kontribuua­r në 12 gola në kampionat dhe vetëm dyshja ImobileKor­rea bëjnë më mirë sesa sulmuesit e Interit. Sulmi i Kontes ka kaluar edhe dyshen Ronaldo-Dibala ose RonaldoHig­uain. Ditën e martë, numri 9 dhe numri 10 zikaltër festuan me një përqafim që duket se tregon bashkëpuni­min që ekziston mes tyre. Për më tepër po sjellin rezultatet dhe kjo është gjëja më e rëndësishm­e.

CHAMPIONS- Lukaku dhe Lautaro kanë shënuar 14 gola në total në të gjitha kompeticio­net, 7 për kokë. Lautaro përveç 5 golave në kampionat është zhbllokuar edhe 2 herë në Ligën e Kampionëve. Lukaku është kënaqur vetëm me golat në Serinë A dhe nuk e ka provuar shijen e golit në Champions me fanellën zikaltër. Në pritje të ndeshjes me Dortmundin, mund të jetë një motiv më shumë. Interesant është fakti që në kampionat të dy sulmuesit e gjejnë rrugën e rrjetës kur luajnë në transfertë (Kajlari, Sasuolo, Bresha). Në një moment të tillë kur në Paris po shkëlqen Mauro Ikardi, tifozët e Interit kanë ngritur pikëpyetje për cilësitë e Romelu Lukakut. Por ai iu përgjigj të

gjithëve në fushën e lojës me supergolin e shënuar në momentin më delikat të ndeshjes. Ndryshimi nga epoka e Ikardit është që tani shënojnë të dy sulmuesit, ndërsa atëherë vetëm ai. Lukaku dhe Lautaro kanë thyer një tjetër ters që nuk thyhej prej sezonit 2012-2013. Që

nga ajo kohë, kurrë dy sulmues të Interit nuk kishin shënuar të paktën 5 gola në 10 javët e para. Dyshja atëherë ishte MilitoKasa­no dhe trajner Stramaçoni. Kohë të tjera, pronarë të tjerë. Tani gjithçka ka ndryshuar. Vëmendja është e gjitha te Lautaro-Lukaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania