Panorama Sport (Albania)

Konte ua pret "kokën" tre futbollist­ëve

-

Pavarësish­t ankesave për kalendarin, Antonio Konte pas fitores ndaj Breshas qartësoi edhe një herë tjetër se Interit i mungojnë alternativ­at nga stoli, sidomos në një moment të tillë ku ka shumë dëmtime si Aleksiz Sançez (rikthehet në janar), Danilo D'Ambrozio (nuk dihet kur kthehet, Stefano Sensi dhe Matias Vesino (do të tentojnë të rikthehen me Bolonjën). Në merkaton e verës drejtuesit shpenzuan 200 milionë euro (pavarësish­t se disa operacione u kryen me huazime dhe do të shlyhen në të ardhmen). Fakti që nuk bënë shumë shitje (lojtarët kryesorë janë në huazim), u limituan që të kënaqnin më tepër Antonio Konten. Ky i fundit i ka idetë të qarta dhe profilet e lojtarëve që kërkon të stërvitë. Kërkon ndërhyrje në merkaton e janarit për të përmirësua­r situatën dhe për të forcuar organikën e skuadrës. Kur trajneri nga Leçe foli për një projekt, mes rreshtash kuptohej që t'i rrëmbejë titullin Juventusit. Kjo duket shumë e vështirë, por zikaltrit do të provojnë deri në fund atë 1% shans që kanë. Antonio Konte kërkon ndryshimin e skuadrës sepse ka nxjerrë jashtë projektit të tij disa futbollist­ë që deri një vit më parë konsideroh­eshin shumë të rëndësishë­m. Mateo Politano duket se nuk bind aspak në repartin e sulmit dhe në hierarki ai është parakaluar nga 17-vjeçari Sebastiano Esposito. Ish-lojtari i Sasuolos mund të largohet në mënyrë që t'i hapë vendin një tjetër transferim­i në sulm. Në mesfushë Borha Valero dhe Matias Vesino nuk konsideroh­en më pjesë e projektit. Konte ka në mendjen e tij të tjerë futbollist­ë si Vidal, Matiç dhe Rakitiç. Lazaro- I vetmi ndryshim lidhet me Valentino Lazaron. Ky i fundit ka pasur shanse më shumë sesa të tjerët, por i ka "djegur". Konte mund ta përdorë sërish kur Kandrevës t'i mbarojë karburanti, por minutat që pati austriaku kundër Sasuolos ishin të tmerrshme. Ai ka edhe 1 muaj kohë për të bindur trajnerin, i cili i ka shprehur besimin se do të mbështetet tek ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania