Panorama Sport (Albania)

Milan, bëj kujdes në 30 minutat e fundit

-

* SPAL-i ka fituar vetëm një nga 18 transferta­t në Serinë A kundër Milanit. Bilanci vazhdon me 13 fitore kuqezi dhe 4 barazime.

* Milani ka humbur vetëm një nga pesë ndeshjet që ka luajtur në mesjavë, ditën e enjte, në Serinë A (2 fitore, 2 barazime). I bukur është fakti që në pesë ndeshje të së enjteve, Milani është drejtuar nga 5 trajnerë të ndryshëm. Humbja, sa për kujtesë, i takon këtij kampionati, 2-1 kundër Torinos (shtator 2019).

* Në 12 ndeshjet e fundit në kampionat, SPAL-i ka fituar vetëm dy herë dhe ka barazuar në një rast. Nga skuadrat aktuale dhe të sezonit të kaluar të Serisë A, asnjëra nuk ka pësuar kaq shumë humbje. * Milani ka humbur pesë nga nëntë ndeshje të luajtura sivjet në kampionat (plus 3 fitore dhe 1 barazim). Vetëm në dy raste kuqezinjtë kanë bërë më keq se kaq në 10 javët e para: në sezonin 1938-1939 dhe 1941-1942, në të cilat regjistrua­n 6 humbje. * SPAL-i nuk ka mundur të shënojë asnjë gol në katër transferta­t e fundit në kampionat. Vetëm dy herë kjo skuadër ka mundur të bëjë më keq se kaq jashtë fushe në Serinë A: në 1962-1963 qëndruan për 9 ndeshje pa shënuar dhe në 1965-1966 në pesë transferta radhazi. * Milani ka pësuar 8 gola nga 13 në total, në 30 minutat e fundit të lojës. Asnjë skuadër tjetër e Serisë A sivjet nuk ka pësuar kaq shumë në këtë interval kohe. * Në pesë javët e fundit të kampionati­t, Milani ka pësuar 10 gola. Vetëm Xhenoa (12 gola) ka bërë më keq në këtë periudhë.

* Frank Kesi ka shënuar 3 gola në katër ndeshje të Serisë A kundër SPAL-it, ku spikat dopieta e sezonit të kaluar në maj. Bardhekalt­rit janë viktima e preferuar e afrikanit në Itali.

* Andrea Petanja, i cili debutimin në Serinë A e ka bërë me bluzën e Milanit në gushtin e vitit 2013 (kundër Veronës), ka ditur ta ndëshkojë ish-skuadrën e tij. Këtë e ka bërë në "San Siro", në dhjetor 2018.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania