Panorama Sport (Albania)

“Manita” e Realit, gola për të tërë në fitoren ndaj Leganesit

Benzema udhëheq ekipin, Luka Joviç thyen mallkimin

-

Reali i Madridit i jep një mesazh të qartë Barcelonës duke marrë një fitore të pakontestu­eshme, ashtu siç nuk e arrinte prej kohësh. Për intensitet­in e lojës, për futbollin e luajtur edhe pse përballë nuk kishte një ekip që i bëri rezistencë. Leganesi tregoi qartazi pse është në vendin e fundit në klasifikim. Benzema, autori i një goli dhe asistuesi i dy të tjerëve udhëhoqi një formacion që fillon të jetësohet si ai i Zidanit të epokës së dytë. “Galaktikët” fituan 5-0 dhe u dhuruan një mbrëmje spektakola­re tifozëve të tyre, që prej kohësh nuk shihnin një ndeshje të tillë. Në harkun kohor të dhjetë minutave, Reali e kishte ndeshjen nën kontroll dhe thuajse të mbyllur. Por jo të përfunduar, pasi kështu ndodhi edhe kundër Levantes dhe Granadës. Të gjithë prisnin ndryshime për shkak të kalendarit të ngjeshur, por Zidan konfirmoi të njëjtin formacion si në Stamboll. Pavarësish­t se Modriç ishte rikuperuar, ai zbriti në fushën e lojës Kasemiron-Krosin dhe Valverden

dhe nga aty dominoi gjithçka. Valverde është ai për të cilin ka nevojë Reali në këto momente. Rodrigo shënoi shumë shpejt golin e parë për madrilenët dhe Kros realizoi të dytin një minutë më vonë. Hazard kishte shansin për të shënuar të tretin, por nuk ia doli. Për atë mendoi kapiteni Serxho

Ramos, i cili nuk fali nga pika e bardhë. Pas gjysmë ore lojë ndeshja ishte 3-0 dhe nuk kishte më histori. Benzema ishte në një mbrëmje të artë dhe udhëhoqi formacioni­n “galaktik”. E vetmja gjë negative dhe për të cilën mund të kritikohet Reali është fakti që heq dorë dhe nuk i shfrytëzon në maksimum

rastet që krijon. Hazard kishte shanse të arta dhe kombinoi mjaft mirë me Benzemanë në shumë raste. “Pokerin” e vulosi Karim Benzema sërish nga penalltia, ndërsa Luka Joviç përfitoi nga minutat e fundit për të gjetur golin e parë me fanellën e Realit të Madridit. Një sfidë pa shumë

histori ajo në “Bernabeu”, por sinjalet pozitive erdhën nga braziliani Rodrigo. Bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe tregoi se e meriton plotësisht të luajë me skuadrën madrilene. Zinedin Zidan po e bën këtë skuadër të funksionoj­ë. Pritja ia vlejti, por tani duhet thjesht vazhdimësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania