Panorama Sport (Albania)

Mesfusha e Barcelonës, një ekuacion

-

Mesfusha e Barcelonës është një histori më vete. Valverde ka shumë futbollist­ë dhe duhet t’u japë minuta të gjithëve, por kjo është e pamundur. Pak a shumë kjo është situata në kampin katalanas. ZHDUKET ARTUR- Në teori, Artur Melo është më i avantazhua­r se të gjithë të tjerët. Që kur ka ardhur në “Camp Nou”, na ka mahnitur me faktin që u përshtat shumë shpejt dhe pësoi një rritje të frikshme. Trajneri Valverde shpeshherë i ka kërkuar që të jetë më vendimtar në pasimin e fundit. Këtë sezon është duke u përgjigjur siç duhet. Ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Në 6 ndeshjet e La Ligës e kanë konfirmuar atë në një nga lojtarët më të paprekshëm në mesfushës së katalanasv­e. Por mungesa e grumbullim­it të tij për takimin kundër Vajadolidi­t i surprizoi të gjithë. Por nuk ka asnjë alarm, pasi trajneri Valverde vendosi t’i jepte një pushim duke parë kalendarin e ngjeshur që ka skuadra në këto momente. BUZËQESH VIDAL- “Nuk jam i kënaqur, nuk jam i lumtur”, tha Arturo Vidal në një intervistë gjatë kësaj jave. Me të drejtë, sepse prezencat e tij në fushën e lojës kanë qenë të pakta në këtë sezon. Por Vidal nuk e ka humbur kurrë besimin dhe vazhdon të jetë i njëjti lojtar si në fundin e sezonit të kaluar. Ndeshja kundër Vajadolidi­t mund të jetë një shans i mirë që kiliani të marrë më shumë vëmendje në të ardhmen. Shënoi një gol shumë të rëndësishë­m dhe do të luftojë për të qenë mesfushori i tretë i skuadrës së Barcelonës. Interi po bën gjithçka për ta transferua­r në Milano, por dëshira e tij është të qëndrojë... për momentin. RAKITIÇ KA HUMBUR- Kroati është zhdukur nga harta për Ernesto Valverden. Ka luajtur më pak se 200 minuta në 11 javët e para dhe kjo e tregon qartësisht rolin që do të ketë në këtë sezon. Që kur erdhi në Barcelonë, ai ka fituar 4 Liga, 4 Kupa Mbreti dhe një Champions. Ishte jetik për Enriken dhe Valverden, por në verën e kaluar mori një goditje të madhe kur u tha se do të shkëmbehej për rikthimin e Nejmarit. Asisti i tij për Mesin ishte fenomenal, por duket se në fushën e lojës e ka humbur lumturinë.

KARLES ALENJA- I fundit në listën e mesfushorë­ve. Ernesto Valverde nuk resht kurrë se thëni se lojtari i akademisë meriton minuta, por në fakt nuk po ia jep. Kundër Vajadolidi­t e grumbulloi, por ai u limitua vetëm duke bërë nxehmje. Minutat e vetme i ka luajtur kundër Atletikos së Bilbaos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania