Panorama Sport (Albania)

“Magjistari” Mesi, si ndryshoi Barça me Leon në fushë

Parakaloi Ronaldon, por ende s’është në 100% të formës

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Leo Mesi është i aftë që për një javë të ndry shojë historinë. Me performanc­ën e tij bëri që të harrohej sfida e shëmtuar e Barcelonës në Pragë kundër Slavias në Champions dhe ai bashkë me të tjerët të bëjnë një buzëqeshje vesh më vesh. Në një mbrëmje ku të gjithë shijuan ndeshjen e tij më të mirë të sezonit, “Pleshti” shënoi dy supergola dhe dha dy asiste për Vidalin dhe Suarezin. Kapiteni i Barcelonës tha se dëshiron të luajë vazhdimish­t për të gjetur ritmin. “Me kalimin e javëve po marr minuta dhe po përshtatem. Ndihem mirë fizikisht, por do të përmirësoh­em akoma më shumë”, tregon Mesi. Kështu ndodhi. Në ndeshjen e tij të pestë që luan 90 minuta, tregoi klasin dhe madhështin­ë e tij. Nuk është rastësi që Barcelona në këto ndeshje ka marrë po aq fitore... Leo Mesi ka aftësinë për të ndryshuar jo vetëm një ndeshje, por një sezon të tërë. Shifrat e tregojnë diçka të tillë. Që nga dëmtimi i parë ai mbeti jashtë për shumë ndeshje dhe luajti vetëm 31 minuta kundër Dortmundit dhe nga një pjesë me Granadën dhe Vijarealin. Bilanci i këtyre

ndeshjeve ishte dy humbje, dy barazime dhe 4 fitore për Barcelonën. Katalanasi­t shënuan 16 gola, pësuan 2 dhe në 3 ndeshje nuk e gjetën rrugën e rrjetës. Që nga momenti kur u kthye në fushë pas dëmtimit të dytë ai ka luajtur 5 ndeshje. Barcelona i ka fituar të gjitha

dhe ka shënuar 16 gola.

MESI JETIK- Mungesën e Leo Mesit në fushën e lojës, Barcelona e pagoi me dy humbje, një barazim dhe 2 fitore në 5 javët e para. Por kjo nisje negative e kampionati­t spanjoll filloi të zbehej ndeshje pas ndeshjeje, fitore pas fitoreje.

Kundër Vajadolidi­t erdhi e pesta radhazi. Barcelona ka marrë kreun (ka një ndeshje më pak) në La Liga, por edhe në Ligën e Kampionëve. Me dopietën e shënuar kundër Vajadolidi­t, Leo Mesi parakaloi Kristiano Ronaldon me gola të shënuar. “Pleshti” numëron 608 gola në 695 ndeshje, ndërsa Kristiano Ronaldo ka shënuar 607 gola në 814 ndeshje. “Lufta” mes dy gjenive të futbollit do të vazhdojë deri në ditën e fundit kur do të zbresin në fushën e lojës. Leo Mesi shënoi kundër Vajadolidi­t golin e 50-të në karrierë me goditje dënimi, 44 prej tyre me fanellën e Barcelonës, ndërsa 6 me fanellën e kombëtares argjentina­se. Të gjithë shokët e skuadrës dhe trajneri Valverde i thurën elozhe dhe u habitën me performanc­ën e kapitenit të tyre, i cili magjepsi jo vetëm tifozët e pranishëm në “Camp Nou”, por edhe ata që e shihnin në të gjithë Europën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania