Panorama Sport (Albania)

Bajern, Bajern, Kovaç Kovaç buzë buzë greminës greminës

Loja stonoi, por rrezikon t'i përsëritet skenari i shkarkimit që pësoi te Kroacia

-

Bajerni i Mynihut fi toi sërish, përmbysi në Kupë Bohumin, edhe pse në minutën e 89-të. Por të mposhtësh me aq vështirësi një skuadër të Bundesligë­s 2, nuk është e pranueshme për një superfuqi, ndonëse më shumë sesa kjo ajo që ka hapur polemika së fundmi ka qenë sulmi i vetë trajnerit Niko Kovaç ndaj lojtarëve të tij: "Nuk mund të jem i kënaqur me futbollist­ët e mi, kur vetëm pas 40 sekondash lojë Bohumi iu afrua rrezikshëm portës sonë". Një shfryrje e tillë pas një paraqitjej­e aspak pozitive mund të duket e pranueshme, nëse kjo frazë del nga ana e një drejtuesi, jo e atij që paguhet pikërisht që këto gjëra të mos ndodhin në fushë. Sikur të mos mjaftonte kjo, në lojë u panë shumë pasime të gabuara dhe dyluftime të lëna përgjysmë. Bavarezët vazhdojnë të prodhojnë një futboll të lexueshëm, të ngadaltë, saqë edhe një skuadër si Bohumi rrezikoi t'i turpëronte. Në fund u desh ndihma e Mylerit, që skuadra të shmangte kalimin në kohën shtesë, por, pse jo, edhe një eliminim nga Kupa. Madje, ai që e shpëtoi trajnerin ishte pikërisht lojtari që ai nuk ngurroi ta injoronte me fjalë të ashpra në media, e la jashtë për 5 ndeshje me radhë, por ndërkohë gjithçka iu kthye mbrapsht si një bumerang, si një shuplakë e fortë, e cila më shumë sesa lojtarët duhet ta dërgojë Kovaçin që t'i bëjë një lavazh ndërgjegje­s së tij, sepse deri në minutën e 83-të, ishte Bohumi që po fitonte 1-0... INDIFERENC­Ë TOTALE

Por çfarë nuk shkon te Bajerni, sepse një ftohtësi e tillë mes stafit teknik dhe lojtarëve nuk është diçka rastësore...? Në fushë u

vërtetua edhe një herë se skuadra nuk luan më për trajnerin, kjo pasi Kovaç bën shumë pak për të merituar një sakrificë nga skuadra. Më shumë kritika sesa lavde për futbollist­ët, të cilët i shpëtuan fytyrën në Bohum, duken një çmenduri, sepse

nëse ndeshja shkoi deri në fund mes drithërima­ve, faktori kryesor ishte vetë Kovaç. Prej javësh taktika e trajnerit ka rezultuar e gabuar dhe fitoret e fundit kanë ardhur mbi të gjitha si rrjedhojë e goditjeve individual­e të Levandovsk­it me shokë. Shkurt dhe qartë, te ky Bajern çdo ndeshje që kalon, nuk shihet asnjë gjurmë e një grupi të bashkuar, përkundraz­i krejt e kundërta, aq sa media gjermane ka ofruar disa pamje në të cilat, pavarësish­t këshillave për çdo lojtar, reagimi prej tyre ka qenë zero ose thjesht shpatulla të kthyera

mbrapsht, në shenjë injorimi ndaj Nikos... RAST I PËRSËRITUR

Në klubet e mëdha nuk lejohet që trajneri, sido që të quhet, të kërkojë ta gjejë fajin te lojtarët, sepse duke parë luksin që Niko Kovaç ka në dispozicio­n, është absurde të kesh një sjellje të tillë: "Nëse të gjithë do të bënin atë që unë u kërkoj, atëherë gjërat do të ecnin pozitivish­t, por me sa duket...", ishte një tjetër deklaratë e trajnerit të Bajernit. Dhe ndoshta pikërisht kjo ka qenë ajo frazë që ka trazuar edhe më shumë ujërat. Si mundet një trajner

të mos marrë përgjegjës­i për lojën e dobët? Përgjigjja është e thjeshtë, ndoshta sepse vetë Kovaç nuk është hera e parë që e bën këtë dhe sepse ndoshta nuk e ka kuptuar ende se Bajerni nuk është Frankfurti. 48-vjeçari edhe në periudhën kur ishte trajner i Kroacisë, fajësonte shpesh lojtarët, madje e paharruesh­me mbetet shfryrja e tij pas një humbjeje 2-1 kundër Norvegjisë. "Futbollist­ët e dinin që Norvegjia ishte një rival i fortë fizikisht dhe sërish luajtën në mënyrën më të keqe të mundshme". Këto akuza i "prenë kokën", pasi morën si reagim ftohjen me senatorët Modriç, Perisiç dhe Manxukiç dhe në raste të tilla, shkarkimi është vetëm formalitet. Dhe ndoshta e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në Mynih, sepse pasi pa vetëm një javë më parë që liderë si Nojer, Gnabri, Kimish etj., i dolën kundër për trajtimin si rezervë që i bëri Myleritt, pas fjalëve post-Bohum, në humbjen e parë apo në paraqitjen e radhës stonuese, ndoshta do t'i duhet të thotë lamtumirë. Aktualisht, greminën e sheh vetëm pak centimetra përpara këmbëve të tij...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania