Panorama Sport (Albania)

Klop: Nuk po kuptoja ç’po ndodhte

"Mund të flasim për taktikën po të doni, por kujt i plas për të pas kësaj ndeshjeje"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një trajner "i çmen dur" e zgjodhi Anglinë pikërisht se prodhon të tilla emocione. Jyrgen Klop thotë se e humbi sensin e asaj që po ndodhte në fushë. "Ne bëmë disa gabime, dhamë disa pasime mesatare. Ishim shumë të hapur herë pas here. Ne mund të flasim për taktikën, por kujt i plas për taktikën në një mbrëmje si kjo? Shpresoja që djemtë të bënin një ndeshje për ta mbajtur mend. Ajo që bënë sot, e humba me të vërtetë. Është si një ëndërr që të luash për herë të parë në 'Anfield', por gjërat mund të mos shkojnë mirë dhe ti duhet të mbetesh në lojë. Të gjithë golat që shënuam ishin të mrekullues­hëm. Portieri Keleher është një talent i shkëlqyer. Krosimet e Uilliamsit ishin fantastike. Ai mund të ketë menduar se nuk do të luante në këtë ndeshje. Xhons? Ishte vendimi im që ai të merrte përsipër penalltinë e fundit. Kur pashë listën me Origin lojtarin e pestë, e ndryshova natyrisht. Një rezultat i çmendur, por nëse nuk fiton, askush nuk do ta kujtojë pas 3 vitesh, por kur funksionin, djemtë do ta mbajnë mend përgjithmo­në", tha tekniku gjerman.

ORIGI - Heroi i Liverpulit, Divok Origi, pas kualifikim­it drithërues ndaj Arsenalit kërkon nga skuadra e tij që të fitojë çdo trofe këtë sezon: "Duam të luftojmë për çdo

kupë. Të gjithë e dashurojmë futbollin dhe ne thjesht duam të jemi protagonis­të në një mbrëmje speciale. Ishin të gjitha emocionet në fund. Goli i barazimit? Ishte krosim perfekt. Ndeshja ishte gjatë gjithë kohës e hapur. Goli i mbrëmjes mendoj se ishte ai i

Çembërlein­it".

KELEHER - Në qiellin e shtatë edhe portieri i ri i Liverpulit, Kaoimhin Keleher, i cili vërtet pësoi pesë gola, por në fund priti penalltinë vendimtare të Sebajosit. "Kam punuar shumë me trajnerin e portierëve për të pritur penalltitë.

Ishte një ndeshje e çmendur për të qenë portier. Nuk pata kohë as për të mbyllur sytë. Për këtë janë bërë ëndrrat, të fitosh një ndeshje me penallti përpara tifozëve tanë. Atmosfera ishte e shkëlqyer. Nuk kam përjetuar kurrë më parë diçka të tillë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania