Panorama Sport (Albania)

Emeri ndien hijen e Murinjos: Ishte një përballje e çmendur

"Nuk e di nëse Xhaka do të rikthehet të shtunën"

-

Edhe Unai Emeri nuk ka çfarë të analizojë në një ndeshje me rezultat të pabesueshë­m. "Ishte ndeshje e çmendur", tha trajneri i Arsenalit. "Jam shumë krenar për skuadrën time. Patëm një ritëm të lartë në 45 minutat e para. Në fund po fitonim, deri tek aksioni i fundit. Penalltitë janë 50 me 50 dhe ne humbëm. Jemi të trishtuar, sepse merituam më shumë. Por ka shumë gjëra pozitive për të marrë prej kësaj ndeshjeje", shtoi spanjolli, i cili vlerësoi edhe Ozilin pasi e riktheu në ekip pas 6 ndeshjesh: "Për sa i përket mbrojtjes asnjë skuadër nuk mund të jetë e lumtur me atë që ndodhi. Por për tifozët ishin 90 minuta të shkëlqyera. Rezultati ndryshonte vazhdimish­t, ishte spektakola­r. Ozil është rikthyer duke na ndihmuar me cilësinë dhe shpirtin e tij. E kisha në plan për ta zëvendësua­r. Kishim folur më parë. Xhaka? Tani nuk mund të them nëse do të luajë të shtunën. Duhet ta marrim hap pas hapi".

MURINJO - Zhoze Murinjo duket një alternativ­ë gjithnjë e më konkrete për të marrë drejtimin e stolit të Arsenalit. Sipas "The Sun", por e konfirmuar më pas edhe nga burime të sigurta të "Sky Sports", "Topçinjtë" po mendojnë për t'u rikthyer në nivele të larta me portugezin në pankinë, në rast të një shkarkimi të Unai Emerisë, i cili nuk po bind aspak me rezultatet në "Emirates". Drejtuesit mund të jenë duke humbur durimin dhe "Speciali" është profili i një trajneri që intrigon jo pak, pavarësish­t se ka një të shkuar në drejtimin e rivalëve të Çelsit. Një nga arsyet që Murinjo ka refuzuar shumë klube të tjera pas shkarkimit nga Junajtid, është se dëshiron të vazhdojë të punojë në Premier Ligë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania