Panorama Sport (Albania)

Pep si Konte: Vidal një luftëtar, do ta merrja me vete në luftë

Trajneri i Sitit, me superlativ­a për mesfushori­n kilian

-

Vijojnë të tjera deklarata nga ana e Pep Guardiolës lëshuar për "Radio Catalunya". Tekniku i Mançester Sitit, duke folur për të tashmen dhe të shkuarën te Barcelona, u ndal edhe te një eksperienc­ë e veçantë kur drejtonte Bajernin e Mynihut, në veçanti te një futbollist, Arturo Vidal. Interesant­e deklarata nga ana e teknikut katalanas në lidhje me mesfushori­n kilian gjatë kohëve që kaluan së bashku në Bundesligë: "Vidal vendos gjithnjë fytyrën dhe kraharorin përpara. Ruaj kujtime të shkëlqyera në kohën e Bajernit të Mynihut me të. Nëse do të më duhej të shkoja në luftë, do ta merrja sigurisht me vete. Është një djalë simpatik dhe luftarak, përveçse një njeri unik në dhomën e zhveshjes". Deklaratën "Nëse do të më duhej të shkoja në luftë, do të merrja Vidalin me vete", e ka thënë më parë edhe Antonio Konte, gjatë kohës që ata ishin së bashku te Juventusi. Tani vjen një tjetër konfirmim nga Pep për kilianin.

MESI - E çuditshme, por e vërtetë. Në Barcelonë flitet shumë për vrapin. Një nga akuzat drejtuar Valverdes janë km e pakta të përshkuara nga ekipi i tij. Trajneri iu përgjigj me mënyrën e tij, me një thënie të Krojfit se nuk ka rëndësi të vraposh shumë, por të vraposh

kur duhet. Tani ndërhyn edhe Guardiola në lidhje me këtë temë dhe e përshkruan me një lojtar në veçanti. "Edhe yjet duhet të vrapojnë, ashtu si gjithë të tjerët, përndryshe skuadra nuk funksionon. Por duhet t'i bindësh të vrapojnë. Nëse dikush nuk vrapon, por më shënon 3 gola për ndeshje,

atëherë jam dakord. Por askush nuk i shënon 3 gola çdo ndeshje, vetëm Mesi i afrohet. Edhe Leos i duhet kërkuar të vrapojë, por jo të sforcohet shumë. Nëse ai vrapon sot siç bënte në sezonin tim të parë, do të ishte gjithnjë i dëmtuar. Të menaxhosh lojtarët mbi 30 vjeç është gjëja më e vështirë për një trajner".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania