Panorama Sport (Albania)

Tripletë fitoresh për Lejkërs

Dallas fitore me vuajtje ndaj Denverit, Majemi dominon sfidën ndaj Atlantës

- ARTIN LLESHAJ

Disfata në de butimin në NBA tashmë është një kujtim që i përket së shkuarës për Lejkërs, pasi ekipi nga Los Anxelosi po vijon serinë e fitoreve. Ishte e treta radhazi ajo e arritur dje ndaj Memfis, ku kalifornia­nët triumfuan me rezultatin e thellë 120-91. Ndonëse vinte pas një problemi në shpatull e madje prezenca e tij në këtë sfidë ishte në pikëpyetje, Antoni Davis ishte i papërmbajt­shëm në parket. Me 40 pikë dhe 20 rikuperime në tabelë ai udhëhoqi Lejkërs drejt suksesit. Ishlojtari i Pelikans, tashmë është një pikë fikse e ekipit dhe po bind në të gjitha takimet.

Në një mbrëmje të mirë ishte edhe Lebron Xhejms, i cili regjistroi 23 pikë në këtë takim, ndërsa ata që spikatën në radhët e Memfis, ishin Jonas me 16 pikë dhe Valanciuna­s me 14 pikë e 11 ribaund.

DENVER - DALLAS

Dallas mori një fitore të bukur jashtë fushe duke triumfuar ndaj Denver me rezultatin 109-106, në një takim me shumë rivalitet. Mavericks bënë një lojë të shkëlqyer kolektive, ku plot 9 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku spikati Maksi Kleber me 14 pikë. Ndërsa për vendësit më i miri ishte Paul Millsap me 23 pikë, por që mbeten vetëm për vlerë statistiko­re.

MAJEMI - ATLANTA

Ndërsa duke kaluar në Konferencë­n e Lindjes, një fitore pa shumë probleme regjistroi Majemi, që mposhti Atlantan në shifrat 112-97. Herro me 29 pikë ishte

shënuesi më i mirë i skuadrës nga Florida. Për Majemin shkëlqyen gjithashtu edhe Butler dhe Dragiç, të cilët realizuan nga 21 pikë secili në këtë përballje. Miqtë ishin gjatë gjithë kohës në një disavantaz­h dyshifror, ndërkohë që tashmë duhet të bëjnë llogaritë edhe me dëmtimin e Trae Jang, pasi ky i fundit shfaqi një problem në kavilje dhe rrezikon që të qëndrojë jashtë fushave në katër ndeshjet e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania