Panorama Sport (Albania)

Taipi: Po luhet një kampionat i çuditshëm

- Llazi Saro

Mesfushori Shqipërim Taipi luan sezonin e dytë radhazi në Korçë. I aktivizuar në 6 nga ndeshjet e deritanish­me si titullar, 22-vjeçari po bind me paraqitjet e tij. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Taipi foli dje për veten, ekipin dhe synimet e Skënderbeu­t.

Taipi, keqardhje që dolët vetëm me një pikë nga Vlora?

Nuk mund të themi se një pikë në Vlorë është një rezultat i keq. E di që ju niseni nga pozicioni që ka Flamurtari në renditje, por në fushë ishte një ekip shumë i motivuar, që kërkonte me çdo kusht pikët. Kjo e bënte më të vështirë takimin. Na vjen keq vetëm për faktin se ndeshjen e kishim në dorë dhe mbi të gjitha kemi shpërdorua­r shumë në fund, duke mos marrë dot maksimumin.

Ekipi nuk ka vazhdimësi. Çfarë ka që nuk shkon?

Nuk ka asgjë që nuk shkon, por ky kampionat po bëhet i gjithi i çuditshëm. Asnjë ekip nuk po del pretendent kryesor për titull që të bëjë rezultate pozitive radhazi.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Dua të them se faza e parë tregoi më së miri se ekipet janë aty-aty për sa i përket forcës së tyre. Jo më kot është edhe kjo situatë e ngjeshur në renditje. Kampionati po zhvillohet çuditshëm dhe mund të fitosh dhe humbësh me këdo. Prandaj, kujdesi dhe përqendrim­i tani duhet të jetë më i madh.

Çfarë po ndodh realisht me Skënderbeu­n?

Dihet shumë mirë se si e filluam kampionati­n këtë vit. Kishim shumë ndryshime dhe pak kohë në dispozicio­n. Por, po të shihni ndeshjet e fundit, jemi rritur mjaft. Them se në vijim do të jemi më mirë.

Ekipi pëson shumë dhe shënon pak. A e shihni si problem?

Pa dyshim vlen ajo që thashë më sipër, duhet të përmirësoh­emi. Trajneri insiston te tranzicion­i negativ që duhet të përmirësoj­më. Unë them se duhet të jemi grup si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Këtë e treguam në ndeshjen me Kukësin.

Ndaj Laçit besoni se mund të riktheheni te tri pikët?

Në ndeshjet e fundit ne kemi kërkuar të marrim gjithnjë maksimumin. Laçi ka ndryshuar trajner dhe është kthyer në një ekip të rrezikshëm. Do ta shohim në video dhe do të gjejmë zgjidhjen e duhur për mënyrën e lojës.

Si ndiheni me Dajën në mesfushë?

Ndihem mjaft mirë, pasi është një lojtar që lëviz shumë dhe të mbulon gabimet që mund të bësh. Kombinohem­i mirë dhe them se mund të përmirësoh­emi akoma.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania