U trajtua si gomë rezervë, Xhaka refuzon të vijë në Kombëtare
Zbulohen prapaskenat me mesfushorin. U ndje i fyer që e lanë fillimisht në pritje dhe e ftuan pas dëmtimit të Abrashit.
Në Kombëtaren sh qiptare është rik thyer sërish çështja "Xhaka". Situata me mesfushorin e Bazelit është përsëritur edhe në vigjilje të dy ndeshjeve të fundit kualifikuese kundër Andorrës dhe Francës, teksa mesfushori ka shprehur haptazi pakënaqësitë e tij. "Panorama Sport" ka mësuar se futbollisti nuk është paraqitur në grumbullim, ndërsa edhe arsyeja që ka dhënë për stafin e kuqezinjve, ka lënë një shije të hidhur.
ÇËSHTJA "XHAKA" Taulant Xhaka ishte një nga futbollistët senatorë që në grumbullimin e shkuar, për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë, u la jashtë nga trajneri Reja. Ky i fundit, pavarësisht nga konsiderata e shprehur disa herë për mesfushorin, nuk e përfshiu në listë, duke e lënë në pritje. Këtë herë, Xhaka është një prej 26 futbollistëve të thirrur për të përballuar Andorrën dhe Francën. Mirëpo, mesfushori i Bazelit nuk është paraqitur në grumbullim, megjithëse sot numërohet dita e tretë e grumbullimit pas së hënës dhe së martës. JUSTIFIKIMI
Pas ftesës së bërë për këto dy ndeshje, Taulant Xhaka ka dhënë justifikimin se ka pësuar një dëmtim me Bazelin, gjë e cila dukshëm ka lënë një shije të hidhur te stafi i kuqezinjve. Situata mes palëve duket të jetë "ftohur" aq shumë, saqë stafi i Kombëtares nuk ka dhënë as shpjegim për lojtarin, për mungesën e tij dhe as ka njoftuar nëse do të ketë një tjetër që do të afrohet apo jo. PRAPASKENA
Gazeta ka mësuar se gjithçka ka ndodhur në lidhje me ftesën që i ka shkuar mesfushorit. Taulant Xhaka fillimisht është programuar për listën në pritje. Ky rast i përsëritur mesfushorit të Bazelit duket se i ka sjellë një irritim, duke e konsideruar mungesë vlerësimi këtë trajtim nga Kombëtarja. Situata duket se është përkeqësuar në momentin që është konfirmuar dëmtimi i Amir Abrashit. Në këtë moment, mesfushori i Bazelit ka mësuar ndryshimin e situatës dhe ka kuptuar se nuk është më një zgjedhje e parë dhe ka kthyer përgjigjen për stafin.