Panorama Sport (Albania)

Finalja me Çekinë, Shaland: Dua bust po u kualifikua­m

"Pres një lojë perfekte në Plzen, në vend të Muriqit..."

- JETON STAMOLLA

Ndoshta ka bërë zgjedhjen e du hur me atmosferën që krijoi gjatë konferencë­s për shtyp, pasi në këtë mënyrë, presioni të jetë në nivele minimale. Bernard Shaland, trajneri i Kombëtares së Kosovës, ka ditur se si të krijojë humor mes batutave të tij përpara duelit jetik me Çekinë. Zvicerani, i cili së bashku me djemtë e tij do të kërkojnë suksesin e radhës në Grupin A, por këtë herë në Plzen, është i bindur se Kosova e tij jo vetëm që mund të fitojë, por mund të bëjë një tjetër ndeshje spektakola­re, pas së cilës ai pret edhe një dhuratë nga institucio­net në vend.

NJË BUST PËR TË - "Pikësëpari dua të them se nuk jemi aspak në presion, të paktën kjo është ajo që unë thith nga atmosfera në grumbullim­in tonë. Arsyeja është se ne e dimë se çfarë cilësish kemi, por dimë gjithashtu se kush është Çekia. Pas shortit të Europianit, gati dy vite më parë, ne ishim shumë të bindur se Anglia ishte sigurisht skuadra më e fortë, por edhe çekët nuk janë më pak. Sigurisht që ne si Kosovë e kishim kuptuar shumë mirë se na priste një aventurë e vështirë, madje të shumtë ishin ata që na shihnin të fundit në grup, edhe pas Bullgarisë e Malit të Zi, por ndërkohë të gjithë e shohin dhe e kuptojnë se ku kemi arritur, prandaj duam të vazhdojmë të shkëlqejmë edhe në këtë sfidë të radhës, - shprehet Shaland, i cili pas pyetjes se në rast kualifikim­i të Kosovës në Europian, pret një bust të tijin në Prishtinë, si rrjedhojë e kësaj arritjeje, 68-vjeçari e thotë troç, duke buzëqeshur. - Sigurisht që po. Do ta doja!"

MUNGESAT - Lidhur me formacioni­n dhe mungesën shumë të rëndësishm­e të bomberit Vedat Muriqi, Bernard Shaland gjithashtu e nis me një batutë: "Kush do luajë në vend të tij? Do t'jua them vetëm në rast se edhe trajneri i kombëtares së Çekisë më tregon se cili do të jetë formacioni që ai do të hedhë në fushë ndaj nesh. Pavarësish­t... Fakt është që mungesa e Muriqit përbën një problem të madh për ne, por një zgjidhje do ta gjejmë. Sigurisht që nuk kemi një bomber të dytë me cilësitë e tij. Moduli që do të përdor? Ndaj Çekisë nuk ka rëndësi moduli i lojës, por mënyra se si ne do ta luajmë dhe interpreto­jmë ndeshjen", përfundoi trajneri i Kosovës.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja Angli-Kosovë, 5-3 në 10 shtator 2019
Çast nga ndeshja Angli-Kosovë, 5-3 në 10 shtator 2019

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania