Panorama Sport (Albania)

Kieza-Eriksen, Interi hap thesin për Krishtlind­je

Golashënue­si më i mirë i historisë së Spanjës ka vendosur të varë këpucët në gozhdë

-

David Vija i jep lamtumirën futbollit. Golashënue­si më i mirë i historisë së kombëtares spanjolle ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Asturiani deklaroi nga Japonia, aty ku po luan ndeshjet e fundit të karrierës, se pas përfundimi­t të këtij sezoni nuk do të rikthehet më. "Doja ta lija unë futbollin, përpara se ai të më linte mua", tha ai përmes një konference për mediat, ku ishte prezent edhe miku i tij Andres Iniesta. Vija do të përfundojë kontratën e tij me Visel Koben dhe do të braktisë futbollin. Në moshën 38-vjeçare vendosi t'i thotë lamtumirë futbollit me një palmares të shkëlqyer dhe me tituj të rëndësishë­m.

Vija ishte një futbollist total. E nisi karrierën e tij në Tuija, fshat ku lindi, por që nuk e harroi kurrë. Shkoi më tej te Gijoni, shpërtheu te Zaragoza dhe bëri hapin e madh me Valencian. Nuk u ndal me kaq, pasi Barcelona dhe Atletiko e Madridit i besuan spanjollit dhe ai fitoi trofe shumë të rëndësishë­m me këto dy skuadra. Pas aventurës në Europë dhe në vendlindje, vendosi që të shkonte në Australi, Amerikë dhe Japoni. Futbollist­i që shëtiti botën nuk u ndal kurrë së shënuari. U shndërrua në idhull për tifozët spanjollë, teksa me kombëtaren preku qiellin duke dalë kampion bote dhe kampion Europe. Vija ka nderin që të jetë golashënue­si më i mirë i "Furive të kuqe" me 59 gola. Ai luajti 19 vite në elitën e futbollit dhe u bë një pikë referimi për të gjithë. Luajti në 5 kontinente (nëse përfshijmë edhe Afrikën si vendin ku u zhvillua Botërori i vitit 2010) dhe gjithmonë shënoi pa u ndalur. Një tjetër kampion i madh i jep lamtumirën futbollit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania