Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Akord me bashkinë, Lutaj na vodhi

“Profesori i fshatrave të Suedisë i di të gjitha në Vlorë”

- ERMAL SIKA

Dritë shprese për Fl amurtarin. Admin istratori Sinan Idrizi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. “Panorama Sport” mëson se dy ditë më parë ata kanë folur për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar në klub. Gjendja financiare është rënduar edhe më shumë, teksa nuk është paguar as ekipi i vjetshëm dhe as i sivjetshmi. E megjithatë, ekziston një “fije shprese” për t’i shpëtuar kuqezinjtë. Zgjidhja kalon mes bashkisë, ligjit dhe administra­torëve aktualë të cilët janë të vendosur për ta çuar deri në fund rrugëtimin e nisur, duke privatizua­r. Takimi mes Idrizit dhe Lelit ka ardhur pas letrës që ka dërguar pak kohë më parë administra­tori në bashki. Gazeta mëson se kompanitë turke kanë ofruar si zgjidhje të ngërçit kryerjen e pagesave nga kostot e nënkompani­ve të tyre, duke qenë se kompanitë e mëdha turke e kanë të vështirë të kryejnë transferta­t në një kohë që nuk ka një ligj të saktë. Gjasat janë që çështja të zgjidhet brenda këtij viti. Burimet pranë klubit theksojnë se deri në muajin dhjetor gjasat janë që lojtarët të marrin pesë paga, duke shënuar kështu edhe zgjidhjen e situatës, megjithatë mbetet të pritet se çfarë do të ndodhë.

KONFIRMIMI Zgjidhjen e situatës e konfirmon edhe Sinan Idrizi. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i klubit flet për takimin e fundit me kryebashki­akun, ndërsa thotë se Flamurtari do të konkurrojë me më të mirët e kampionati­t pas miratimit të ligjit për sportin. “Zhvillova një takim me kryetarin e bashkisë, Dritan Leli. Do të fillojmë investimet, ashtu me ato që kërkuam ne. Do të bëjmë edhe

pagesa. Kemi marrë një përgjigje për ato që kemi kërkuar. Kështu që tani na duhet të presim për zgjidhjen. Nga informacio­net që kam këto ditë, do të kalojë në Parlament edhe ligji për sportet kështu që atëherë do ta shikoni realisht Flamurtari­n ju dhe

se çfarë jemi në gjendje të bëjmë ne. Do të konkurrojm­ë denjësisht më të mirin që është sot në Superiore, sapo të miratohet ligji për sportet”, tha Idrizi. REAGIMI Administra­tori i përgjigjet edhe Edmond Lutajt, ndërsa i kujton se i ka vjedhur Flamurtari­t

100 mijë euro. “Unë t’i kthej përgjigje profesor doktor Edmond Lutajt?! Nuk kam as kulturën, as arsimimin, as dijen e këtij zotërisë. I bëj thirrje të thjeshtë këtij djali, që t’i lërë komentet për Flamurtari­n. T’i kthejë mbrapa ato që i ka vjedhur Flamurtari­t.

100 mijë euro. Pra, thirrje, profesor doktor Edmond Lutajt, njohës i të drejtës ndërkombët­are, i marrëdhëni­eve midis shteteve, njohës i gjithçkaje, që e do kaq shumë Flamurtari­n, realisht e do kaq shumë. I ka vjedhur në kohën e Gjikës dhe që i kam paguar unë gjatë kohës së administri­mit tim, 100 mijë euro, për një kontratë të falsifikua­r. Për këtë kontratë pyesni Shpëtim Gjikën, se atë ka mashtruar ai. Unë e kam paguar në kohën e menaxhimit tim. Meqë e do kaq shumë Flamurtari­n, ne kemi nevojë për këtë ndihmën e tij të vyer, të na kthejë këto para dhe t’i lërë dylbitë andej nga është, nga fshatrat e Suedisë. Ku jeton ky djalë? Në çfarë fshati të Suedisë që i ditka punët e Vlorës. Le të shikojë hallin e tij ku e ka, të stërvisë ndonjë ekip fëmijësh. I vodhi Flamurtari­t, ta lajë tani. Rri stërvit aty ndonjë ekip kalamajsh, se kam respekt, lëri komentet për Flamurtari­n. Këta janë njerëz që kur kanë luajtur futboll, nuk i njihte njeri se kush ishin. Unë vras mendjen çfarë ka qenë ky. Ka qenë futbollist, në rregull, kjo është pjesë shumë e mirë e tij, e dua dhe e respektoj”, u shpreh Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania