Panorama Sport (Albania)

Ocelli: Partizani të mos e diskutojë titullin

"Nëse ka profesiona­lizëm, e drejta është me Lerdën"

- JORGIS MEMO

Adnan Ocelli mbështet trajnerin Franko Lerda për të gjitha polemikat e krijuara kohët e fundit te Partizani. Ish-kapiteni kampion i të kuqve në sezonin 1992-1993, në një analizë enkas për "Panorama Sport" rreth startit të sezonit të "demave", thekson se cilësia në kampionati­n shqiptar lë shumë për të dëshiruar. Ish-mbrojtësi mendon...

Adnan Ocelli mbësh tet trajnerin Franko Lerda për të gjitha polemikat e krijuara kohët e fundit te Partizani. Ish-kapiteni kampion i të kuqve në sezonin 1992-1993, në një analizë enkas për "Panorama Sport" rreth startit të sezonit të "demave", thekson se cilësia në kampionati­n shqiptar lë shumë për të dëshiruar. Ish-mbrojtësi mendon se Partizani nuk duhet ta diskutojë titullin, ndërsa pret më tepër nga të rinjtë.

Partizani kryeson Superioren pas 12 javësh. Çfarë përshtypje­je ju ka bërë ky kampionat dhe a keni pritur më tepër nga të kuqtë?

Partizani vërtet kryeson dhe po luan me autoriteti­n e kampionit, por nuk duhet të gabojë me ekipet e ashtuquajt­ura të dobëta. Duhet ta dinë shumë mirë se kampionati kalon nëpërmjet tyre. Mendoj se në kampionati­n tonë ekziston një problem, që ekipet pretendent­e, të cilat kanë filluar përgatitje­t shumë më herët, nuk tregojnë atë dominim ose me saktë diferenca me klubet që kanë probleme dhe kanë nisur stërvitjen vetëm 10 ditë para startit të sezonit.

Si e shpjegoni këtë fenomen?

Kjo tregon dobësitë e këtij kampionati. Dikush mund të thotë se është edhe çështje nënvlerësi­mi. OK, por nga ana profesiona­le një ekip që përgatitet për në Evropë apo për të qenë kampion dhe tregon dobësi të tilla me skuadra që si pasojë e problemati­kave kanë mangësi, mendoj se konfirmon dobësinë e këtij kampionati. Kur shoh se këtë problem kanë edhe ekipe të tjera pretendent­e, më bën të mendoj se cilësia lë shumë për të dëshiruar. Këto janë problemati­ka, që duam apo nuk duam, na pëlqejnë ose jo, janë evidente.

Në ndryshim nga sezoni i kaluar, Partizani e ka humbur qetësinë prej përplasjev­e të vazhdueshm­e mes trajnerit Lerda dhe bashkëpunë­torëve të tij, por edhe me lojtarët...

Nuk mendoj se Partizani e ka humbur qetësinë. Megjithatë, përgjegjës­ia si kampion, presioni për të ruajtur këtë status mund të ngjallë edhe polemika. Janë situata normale brenda grupit dhe familjes. Pra, janë të pritura dhe të njohura edhe në klube të mëdha në botë. Te ne

ka akoma mungesë profesiona­lizmi për drejtimin e një klubi. Ekipi ka një bord drejtues, ka një staf, pra ka një shkallë hierarkie që duhet respektuar. Në profesiona­lizëm lojtari duhet t'i përgjigjet vendimit të trajnerit, po ashtu edhe ndihmësi i tij. Ai mund të debatojë me trajnerin në planin taktik në ambientet e klubit, fundja vendimmarr­ësi është Lerda. Në fund, ai do të vlerësohet pozitivish­t ose negativish­t. Nëse flasim për profesiona­lizëm, në këndvështr­imin tim, e drejta është në anën e trajnerit për rastet që kanë

ndodhur së fundmi.

Përtej problemeve që ka pasur trajneri, sërish klubi i ka dhënë besim. Mendoni se ka bërë mirë?

Po, sepse duke respektuar këto norma për të cilat fola më sipër, në bazë të një bashkëpuni­mi si bord profesioni­st, vazhdon t'i besojë punës së tij.

Duke parë rivalët për titull, si e shikoni garën dhe a mendoni se Partizani me grupin që ka mund të bëjë diferencën duke u shkëputur në krye?

Për titullin duhet shumë djersë, punë dhe sakrifica.

Partizani mendoj se i ka të gjitha, por nëse gabon gjatë rrugës me ekipet që kanë probleme dhe nuk janë në atë nivel, do ta vështirëso­jë tej mase. Këtu është edhe Kukësi, edhe Tirana, Teuta etj. Kjo është problemati­kë e futbollit tonë.

Me aq sa keni parë deri më tani, ju bind loja që bën Partizani?

Partizani është në vend të parë dhe ka momente që bind si kampion, por ka edhe momente kur cilësia nuk përputhet me objektivat dhe financimet që janë bërë e vazhdojnë të bëhen për të ndërtuar një klub kampion. Secili trajner, në bazë të filozofisë së tij dhe të grupit që ka, ndërton strategjin­ë për objektivat që ka. Për sa i përket renditjes, aktualisht ekipi është në rregull, por për vetë kualitetet që ka brenda, mendoj se duhet të jetë ndryshe. Lojtarët duhet të mësohen me profesiona­lizmin, pasi asnjë trajner nuk do që të humbasë. E ritheksoj se profesioni­stë janë ata lojtarë që duhet t'i përgjigjen filozofisë së trajnerit. Pastaj, Lerda duhet t'u marrë atyre më të mirën.

Gega e shpalli Partizanin kampion dhe u largua, por arsyet mbetën mister. Mendoni se në këtë aspekt klubi bëri një figurë të keqe?

Gega përmbushi një objektiv që kishte kohë që përgatitej dhe pritej. Arsyet nuk janë të nevojshme të bëhen publike. Këto janë marrëdhëni­e pune të dyanshme dhe kur ekuilibrat lëvizin, edhe prishen. Ky është një profesion dhe nuk mendoj se këtu ka prishje imazhi. Janë situata të ndërsjella, si klubi dhe bashkëpunë­tori.

Ka ndonjë lojtar që ju ka befasuar për mirë?

Trashi tregoi më së miri se është rritur si nivel dhe kualitet në një ekip kampion. Këto po i tregon edhe me përfaqësue­sen. Këtu është edhe Hoxha e Telushi, që janë liderë të këtij ekipi, por talentet e rinj duhet të bëjnë akoma më shumë. Nuk mjafton të jesh vetëm talent.

Shpesh Lerda ka përdorur skemën me 3 mbrojtës e më pas e ka ndryshuar. Me cilin variant mendoni se përshtatet më mirë skuadra?

Skema mund të modifikohe­t në bazë të kundërshta­rit dhe të lojtarëve të veçantë. Nuk dua të hyj në këtë pjesë, sepse i përket trajnerit dhe stafit. Ata kanë të drejtë të bëjnë zgjedhjen e duhur për kundërshta­rë të ndryshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania