Panorama Sport (Albania)

Reja, SMS “rebelëve”: Nuk ka vend kush ndihet Mesi

“Disa lojtarë vetëpërjas­htohen, kush krijon probleme s’e dua”

- LEONIDHA MUSAJ

Janë shitur shumë pak bi leta dhe për këtë, italiani 74-vjeçar shprehet në konferencë se është i gatshëm të bëjë një tur në shtëpitë e shqiptarëv­e për t’i ftuar të jenë ndaj Andorrës. Ai thekson se nuk ekziston në botë një ekip që të futet i pamotivuar, por e thotë qartësisht: “Kush krijon probleme, nuk është pjesë e grupit. Kush ndihet si Mesi, nuk ka vend te Shqipëria, edhe nëse bëhet fjalë për ndonjë lojtar të rëndësishë­m”. Krahas mesazhit për vështirësi­në e ndeshjes së radhës, italiani ka një mesazh të qartë edhe për “rebelët” Xhaka e Grezda. Reja ka shpjeguar edhe mënyrën e lojës që zgjedh me Shqipërinë, duke saktësuar se si duhet sjellja e lojtarëve sot në “Elbasan Arena”.

E mendoni sfidën ndaj Andorrës si më të vështirën për t’u fituar, nisur nga motivimi dhe se kjo është ndeshja më e rëndësishm­e?

Unë kam një skuadër me djem inteligjen­të. E dinë vështirësi­në dhe si duhet të sillen në një ndeshje të tillë. Që në momentin e parë kur u takuam, ua kam thënë shumë herë se ndeshja më e rëndësishm­e për ne është Andorra. Që nëse nuk fitojmë ndaj saj, gjithçka që kemi bërë deri më tani do të zhbëhej. Ekipi duhet të rritet, sidomos në aspektin e sjelljes dhe të mentalitet­it. Dua që kush do të zbresë në fushë, të jetë në 100% sepse e pamë Andorrën në Turqi që humbi vetëm në minutën e 90-të. Ndaj, nuk ka skuadra të lehta. Varet vetëm nga ne. Nëse kemi përqendrim­in e duhur, fokusin e duhur për të arritur rezultat, qartësisht mund të tregojmë edhe vlerat që kemi. Por na duhet që të bëjmë një takim me 110% për nga intensitet­i dhe për vëmendjen e kujdesin që duhet të tregojmë në aspektin taktik.

Pse nuk është Taulant Xhaka në Kombëtare?

Kam folur me të, jo unë personalis­ht, por bashkëpunë­torët e mi më kanë thënë që i kanë treguar se “je i grumbullua­r dhe do të luash në njërën nga ndeshjet nëse vjen për të luajtur”. Ai ka thënë që mister kam dalë 10 minuta para fundit në ndeshjen e fundjavës për shkak të problemeve muskulore. Pas kësaj, i kam treguar se në rast se nuk ishte mirë, duhet të ma thoshte diçka të tillë. Ai është përgjigjur që preferon të qëndrojë në shtëpi për t’u kuruar dhe kështu ndodhi dhe e lamë. Mirëpo, nuk ka qenë një zgjedhje e jona, por e tija.

Keni thënë se edhe 4-3-3 është modul i preferuar, a është rasti i duhur meqë na duhet të

shënojmë sa më shumë ndaj këtij kundërshta­ri?

Në 4-3-3 i cili ka qenë gjithmonë moduli im, është qartësisht i përshtatsh­ëm, por ne shihemi vetëm një herë në muaj me dy ndeshje. Për të përshtatur një modul të caktuar loje, duhet shumë punë gjatë javës dhe unë nuk kam kohë për ta bërë këtë. Kam nisur me këtë skemë dhe do të vazhdoj. Jua them edhe arsyen, sepse në 43-3 luan me vetëm një pykë dhe dy sulmues anësorë. Ndaj, nuk je specifikis­ht sulmues. Ndërsa ne me 3-5-2 luajmë me dy pyka në zonë, dy anësorë që u kërkoj gjithmonë të shtyjnë në

fundore dhe me dy mesfushorë që i afrohen zonës. Nëse i shihni mirë ndeshjet, kur kemi rast krosimi, kemi katër veta në zonë. Me 4-3-3 bëhet e vështirë të sulmosh nëse nuk ke dy mesfushorë që shtyjnë përpara dhe nëse nuk ke dy mbrojtës krahu që të bëjnë presion në sulm. Unë dua shumë njerëz në zonë, me një sistem që e nis lojën nga mbrapa dhe finalizimi­n e ka me disa lojtarë në zonë.

Po 3-5-2-shi?

Skemë që na jep vazhdimësi gjithmonë gjatë lojës me opsionet që dërgojmë brenda zonës, qoftë mesfushorë­t apo edhe anësorët. Jemi mësuar të

luajmë kështu dhe kemi krijuar një sistem loje që na jep siguri. Nëse e ndërroj, do të na krijonte probleme. Për këtë, duhet edhe më shumë kohë dhe mund ta bëjmë në të ardhmen. Tani kemi këto garanci dhe vazhdojmë në këtë mënyrë. Ju e mendoni këtë sistem si shumë mbrojtës sepse shihni pesë mbrojtës, por ju them që nuk është e vërtetë. Ne mbrojmë vetëm me 3 qendërmbro­jtës dhe ndonjëherë ndihmon edhe një nga mesfushorë­t. Në të djathtë kemi Hysajn, kurse në anën tjetër Trashi, Lenjani apo Memolla janë specifikis­ht sulmues. Si koncept dhe mentalitet,

krahas 3 qendrorëve dhe njërit mes Gjasulës ose Ramazanit, pesë të tjerët sulmojnë. Filozofia jonë nuk është mbrojtëse me shumë njerëz, por të sulmojmë sa herë kemi mundësitë dhe ta bëjmë me sa më shumë njerëz.

Duke qenë se Andorra është një rival modest në letër, a është momenti që Seferi dhe Kamberi të kenë mundësinë e debutimit?

Të dy kanë mundësinë që të luajnë, por nuk e di nëse si titullarë apo si zëvendësue­s. Kamberi ka punuar i diferencua­r në mëngjes, për shkak edhe të një shqetësimi në kavilje që e

ka pasuar dy javë më parë. Nëse do të më japë OK-in për të luajtur, do të jetë titullar. Në të kundërt, do të jetë në stol për ta aktivizuar gjatë ndeshjes. Do të më pëlqente që t’i aktivizoja të dy, edhe për t’i njohur.

Jeni në dijeni që Xhaka ka pasur probleme më parë?

Ka ndodhur në të shkuarën? Ne kemi ndërtuar një ekuilibër në skuadër. Dhe unë do të thosha se kemi një grup të jashtëzako­nshëm. Sepse me këtë mentalitet, kjo skuadër është e qetë dhe të gjithë janë të lumtur të vijnë. Për Xhakën, nuk e di, mendon të vijë dhe të luajë. Herën e shkuar nuk ka luajtur

dhe mbase e ka ndierë. Por, kush vjen këtu, duhet të jetë i qetë dhe nuk duhet të krijojë absolutish­t asnjë problem. Të gjithë mund të luajnë, por mund edhe të mos luash. Në dy ndeshje është trajneri që e ka këtë përgjegjës­i dhe ai duhet që të zgjedhë. Dhe skuadra duhet t’i pranojë këto situata. Nëse jo, nuk mund të bësh pjesë te Shqipëria. Nëse ne duam që të krijojmë një grup solid, një grup që ka dëshirë për të ardhur këtu, që e do kombin, që e do këtë skuadër, vjen edhe nëse nuk luan. Kjo duhet të jetë forca e kësaj skuadre. Luan njëri apo tjetri, nuk do të thotë asgjë. Është

gjithmonë Shqipëria që zbret në fushë. Ne kemi nevojë për maturi dhe qetësi. Kush mendon se është Mesi, këtu nuk ka vend. Më vjen keq edhe për Grezdën. Grezda nuk ka pranuar disa situata të caktuara dhe i kam thënë: Në rregull, ik në shtëpi. Se nuk kam çfarë të bëj nëse nuk pranon... Kush është këtu dhe kush bën pjesë në këtë grup, duhet të pranojë të gjitha situatat, nëse ne duam që të bëjmë një skuadër, dhe nëse duam që të bëjmë një Shqipëri të fortë. Ky duhet të jetë mentalitet­i ynë. Nëse jo, këtu nuk ke vend. As për lojtarë të rëndësishë­m, siç mund të jetë Xhaka.

A isha i qartë? (pyet gazetarët).

Grezda, Xhaka dhe Kaçe. A ka një çështje brenda Kombëtares?

Nuk ka probleme, nuk ka situata tragjike, sepse tragjeditë janë të tjera e jo këto. Pastaj ka disa lojtarë që dalin vetë jashtë, vetë-përjashtoh­en, kështu që më zgjidhin edhe problemet. Çdo stërvitje kam 25 lojtarë në stërvitje, por ndonjë nga këto bën edhe xholin që më ndihmon që ta bëj zgjedhjen ideale. Unë zgjedh në bazë të momentit dhe karakteris­tikave. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, merreni me mua pastaj sepse jam unë përgjegjës­i. Sikur të kishte çështje

që dalin jashtë, por nuk ka sepse ato i krijoni ju mediat. Nuk ka çështje këtu. Dua familje dhe në një të tillë ka edhe momente të vështira, por e rëndësishm­e është që të sqarohen këtu brenda. Jashtë le të thuhet gjithçka, mund të thuhen edhe më shumë sesa duhet. Ama këtu dua që të mos ketë asnjë problem. Kush është këtu, është. Kush krijon probleme, nuk bën pjesë.

Si po e motivoni ekipin me një kundërshta­r modest?

Kemi nevojë që të luajmë me intensitet maksimal gjithmonë. Mendoni pak që takimin e radhës e kemi thuajse në mars.

E mendojeni pak çfarë do ndodhte sikur në këto dy ndeshje të mos kishim impenjimin maksimal? Nuk ekzistojnë çështjet e tensionuar­a, sepse kush është në këtë ekip, bën pjesë në ekipin më të rëndësishë­m të kombit. Mendoni sesa shqiptarë ka jashtë këtij shteti që presin me padurim të shohin skuadrën e tyre dhe të argëtohen. Nuk ekziston në botë një situatë e tillë me lojtarë kombëtarej­e që të mendojnë të zbresin në fushë të pamotivuar.

Shumë kërkesa për Francën, po ndaj Andorrës ka pak kërkesa prej tifozëve. Mesazhi juaj për të bindur ata

që janë në mëdyshje?

Nëse do të mund të shkoja në shtëpitë e të gjithë tifozëve të Shqipërisë, do kaloja shtëpi për shtëpi. Do i ftoja të vinin për këtë ekip, sepse mendoj se meriton konsiderat­ën e nevojshme. Çfarë kemi bërë deri tani, i kemi dhënë edhe ndonjë kënaqësi me lojën, me rastet, me golat. Ndaj kush ka mundësinë, mund të vijë edhe që të argëtohet, përveçse për të parë ndeshjen. E di që nuk është e shtunë dhe e diel, por kush ka mundësinë, të vijë të ndjekë ekipin, sepse ata kanë nevojë, jo unë. Kanë nevojën që të shohin njerëzit pranë.

 ??  ?? Çast nga seanca e djeshme në Durrës
Çast nga seanca e djeshme në Durrës
 ??  ?? Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, gjatë konferencë­s së djeshme
Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, gjatë konferencë­s së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania