Panorama Sport (Albania)

Hysaj: Ndaj Francës vështirë për pikë, ja si e mundim Andorrën

Kapiteni: Jemi grup fantastik, me trajnerin do ecim përpara

-

I qetë dhe optimist. Elseid Hysaj në konferencë­n për shtyp ka treguar se ai si kapiten dhe të gjithë futbollist­ët e kanë të qartë vështirësi­në ndaj Andorrës. Mirëpo, mbrojtësi ka siguruar se lojtarët janë të përqendrua­r te sfida e Elbasanit. Për Francën ai ka thënë se motivimi do të jetë më i madh edhe prej stadiumit, por dihet se do të jetë shumë e vështirë për të dalë me pikë ndaj kampionëve të botës. Grup i bashkuar, a ndiheni më të fortë se herët e tjera? Sigurisht që jemi shumë të bashkuar, siç po e kuptoni edhe ju nga jashtë. Po e them edhe unë që jemi me të vërtetë një grup fantastik. Jemi të gjithë çuna të rinj, që me ndihmën e trajnerit, po krijojmë me të vërtetë një grup të mirë për të ecur përpara.

Si ndiheni pas dëmtimit horror?

Jam mirë sepse luajta në Itali në ndeshjen e fundit. Jam mirë fizikisht. Ne po mendojmë më shumë për Andorrën, sepse siç e dimë besoj se është një sfidë më e vështirë kjo e para, duke qenë që të gjithë po mendojnë për Francën. Puna është që duhet të kalojmë këtë ndeshje të parë kundër Andorrës, të bëjmë sa më shumë pikë dhe të arrijmë edhe rekordin referuar numrit të tyre që s’e kemi arritur ndonjëherë. Për ndeshjen e dytë e dimë që stadiumi i cili do të jetë shumë i bukur dhe plot me tifozë, do të na japë emocione të tjera. Stadiumi, a është motiv më i madh për të marrë rezultat pozitiv përballë kampionëve të botës?

Sigurisht që do të jetë një emocion ndryshe. Por siç e dimë të gjithë, Franca është kampione bote dhe do të jetë e vështirë që ndoshta të marrim ndonjë pikë. Ne do të jemi të gatshëm dhe do ta kemi një dorë nga tifozëria. Unë luaj në Napoli dhe sa më afër që t’i kemi tifozët, duke ditur sa të dashur i kemi ne, sa të nxehtë me atmosferën që krijojnë, besoj se do të na e japin një dorë më tepër për të fituar sa më shumë pikë në këtë kampionat por edhe në vazhdimësi.

Euforia me Francën dhe për stadiumin, a mos ju bën keq për Andorrën?

Është e sigurt që të gjithë po flasin për Francën, por ne në grumbullim bashkë me trajnerin e dimë mirë që me Andorrën është më e rëndësishm­e sesa ndaj kampionëve të botës. Ne jemi të qetë dhe të përqendrua­r te ndeshja me Andorrën dhe pastaj mendojmë për Francën.

Çfarë duhet të presim ndaj Andorrës, faktikisht dhe teknikisht?

Besoj se siç ishim ndaj Moldavisë. Do të luajmë ndaj një ekipi ku ne do të provojmë që të sulmojmë. Do të përpiqemi edhe të mos marrim gol, sepse siç e dimë mbrojtësit tanë po luajnë në ekipet e tyre dhe vetëm duhet të jemi të qetë dhe të presim momentin e duhur.

A keni një thirrje për tifozët? Të gjithë e dinë se tifozët ne na motivojnë për të ecur përpara. Gjithmonë ka qenë që një përqindje të lojës e japim edhe për tifozët. Shpresoj që stadiumi të jetë plot dhe të kemi ndjenjën që luajmë në shtëpinë tonë. I ftoj të gjithë të vijnë ndaj Andorrës.

 ??  ?? Elseid Hysaj gjatë konferencë­s së djeshme Foto FSHF
Elseid Hysaj gjatë konferencë­s së djeshme Foto FSHF

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania