Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, për rekord ndaj Andorrës

Reja bën ndryshime në formacion, por dëmtohet Florian Kamberi dhe i prishen planet për sulmin

- JORGIS MEMO

Shqipëria luan sot për rekord pikësh. Për ballë është Andorra modeste dhe një fitore i fut në histori kuqezinjtë, sa u përket pikëve të grumbullua­ra në një edicion eliminator të vlefshëm për Europianin apo Botërorin. Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka shkuar në kuotën e 15 pikëve, por tashmë ka shansin që, me triumfin ndaj Andorrës, ta bëjë realitet edhe këtë statistikë. Më parë kuqezinjtë kanë marrë maksimalis­ht vetëm 14 pikë në eliminator­et e “Euro 2016”, kur nën drejtimin e Xhani De Biazit, Shqipëria u kualifikua për herë të parë në Europian. Më 14 tetor të këtij viti skuadra e Rejas theu rekordin e golave pas fitores me Moldavinë 0-4. Më parë Kombëtarja nuk kishte shënuar kurrë 14 gola pas tetë ndeshjeve eliminator­e.

NDRYSHIMET - Kuqezinjtë do t’u japin fund përgatitje­ve për ndeshjen ndaj Andorrës vetëm sot në mëngjes, kur edhe Reja ka planifikua­r të kryejë një stërvitje të lehtë në Durrës në prag të ndeshjes që do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Ai që prishi planet e trajnerit në seancën e djeshme ishte sulmuesi Florian Kamberi, i cili pësoi një dëmtim në kavilje dhe e la stërvitjen në mes. Burime pranë stafit të Kombëtares treguan për “Panorama Sport” se situata e lojtarit që pritet të debutojë me fanellën kuqezi do të verifikohe­t edhe një herë sot për të vendosur nëse do të luajë apo jo. Gjasat janë që të mos aktivizohe­t, për më tepër që deri dje nuk kishte ardhur as konfirmimi nga FIFA për federimin, duke qenë se më parë është aktivizuar me Zvicrën U-21 dhe janë disa procedura burokratik­e mes palëve për të mbyllur dokumentac­ionin. Ndërkohë, nisur nga ato që ka provuar në seancat e fundit në Durrës, gjasat janë që në portë ta nisë Berisha, ndërsa në mbrojtjen me tre do të rreshtohen Ismajli, Gjimshiti dhe

Veseli. Ndryshimet më të mëdha janë në mesfushë, por Reja ka dilema për krahët. Ai është i dyzuar për të hedhur në të djathtë Hysajn që rikthehet nga dëmtimi apo Roshin. Në krahun tjetër, në balotazh për një vend janë Memolla e Trashi. Në qendër të mesfushës pritet të aktivizohe­n tre lojtarë të rinj, si Selahi, Ramadani dhe Ndoj, duke ruajtur Baren për Francën. Mungesë e sigurt, për shkak kartonësh, është Klaus Gjasula, që do të jetë gati ndaj “Gjelave”. Me dëmtimin e Kamberit, sulmi kuqezi sot do të jetë Uzuni-Balaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania