Panorama Sport (Albania)

Xhaka: Nuk e kam refuzuar Kombëtaren, ja e vërteta

"Nuk ftohem edhe pse luaj në Europa Ligë, stafi hesht para Rejas"

- OLSI TUJANI

Që të marrësh epite tin e një luani, du het që në profesioni­n apo tipin tënd si njeri të kesh shpërthime, forcë, karakter luftarak dhe shpirtin e sakrificës për "tufën" në të cilën bën pjesë. Taulant Xhaka është një i tillë. Mirëpo, "luani" i Kombëtares është përfshirë në një vorbull ciklonike akuzash që i përsërit rastin për refuzimin e Kombëtares. E rëndë, nëse ndodh. Ama, mesfushori i Bazelit tregon ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" të gjithë kalvarin e mënjanimit të tij nga Kombëtarja. Futbollist­i shprehet me habi për mungesën e informacio­nit, faktin se një që kalon grupet e Europa Ligës me minutazh të plotë, edhe në kampionati­n helvet, lihet në listën e pritjes pa më të voglin shpjegim. "Unë për Kombëtaren jam gati të jap edhe jetën. Nuk është e vërtetë që e kam refuzuar Kombëtaren. Aty ka shumë gjëra që nuk i kuptoj", tregon ekskluzivi­sht mesfushori për gazetën. I ashpër dhe shpërthyes në tipin e tij, por krejt i drejtpërdr­ejtë në një bisedë që ai zgjedh ta bëjë në vetën e parë...

Xhaka, pse nuk jeni në grumbullim me Kombëtaren?

Nuk jam sepse kam dëmtim muskulor. Në ndeshjen e fundit që kisha, mora një dëmtim.

Pra, bëhet fjalë për dëmtim dhe jo një refuzim të Kombëtares?

I pashë disa komente të tilla, lidhur edhe me këtë pyetje se unë e paskam refuzuar Kombëtaren.

Edhe trajneri e përmendi...

Edhe trajneri Reja tha që e kam refuzuar Kombëtaren. Kjo nuk është aspak e vërtetë!

Cila është e vërteta?

Dua që ta dijë i gjithë populli shqiptar se kjo që është thënë dhe shkruar sot (dje) nëpër rrjete sociale dhe ajo që thonë ata, nuk është aspak e vërtetë. Unë për fanellën dhe për flamurin kombëtar jap edhe jetën.

Keni folur me trajnerin ose ndonjë?

Jo, nuk kam folur fare as me trajnerin dhe me askënd. Nuk e di pse i shpifin këto në emrin tim kështu në këtë mënyrë.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Trajneri dhe disa njerëz aty më kanë lënë mua, Taul

ant Xhakën, dy herë në listën e pritjes dhe pastaj thonë që e kam refuzuar Kombëtaren.

Edhe këtë herë po thoni që keni qenë në listën e pritjes?

Mund të shkruani lirisht në gazetë këtë që po them, pasi unë nuk kam asgjë për të fshehur në të gjithë këtë histori. Çfarë është shkruar deri sot në media dhe çfarë ka folur trajneri me disa persona, e di ai vetë se cilët persona, nuk janë të vërteta.

Taulant, po thoni disa herë që nuk është e vërtetë. Sipas jush, cila është e vërteta?

Edhe herën e parë që unë isha në listën e pritjes, asnjë

person, as trajneri, nuk më ka telefonuar apo shkruar për të më thënë se si është puna rreth kësaj zgjedhjeje. Këto janë gënjeshtra dhe pallavra. Më falni që shprehem kështu! Por, unë për këtë fanellë e për këto ngjyra kam dhënë shumë. Kam dhënë maksimumin tim. Nuk mundet që të ma humbasë askush këtë emër.

Çfarë ndodhi për ndeshjet me Andorrën dhe Francën, po thoni që ishit sërish në listën e pritjes, ama ditën e diel emri juaj ishte në listën e të grumbullua­rve?

Ishte e dyta herë që unë u gjenda në listën e pritjes. Edhe

këtë herë nuk kam marrë asnjë shpjegim. As personalis­ht prej trajnerit dhe as nga ata persona që janë aty nuk kam mësuar asgjë. Vetëm Hamdi Salihi është personi që më ka shkruar mua personalis­ht. Ndaj, askush nuk mund të thotë që kam folur me Xhakën, pasi asnjë llaf nuk kanë biseduar me mua, as në grumbullim­in e fundit kur isha dhe as herën e shkuar që më lanë në listën e pritjes. Asnjë bisedë.

Po këtë herë?

Edhe këtë herë isha në listën e pritjes, po më duket se u dëmtua Abrashi dhe pastaj ma çuan ofertën (ftesën). Por, për fat të keq, u lëndova edhe unë...

Pse mendoni se ju lënë në listën e pritjes dhe nuk jeni pjesë e listës bazë?

Shikoni, po e bëj të gjithë këtë shpjegim, sepse pashë shumë gjëra të pavërteta nëpër rrjete nga njerëz, me komente e shumëçka të pavërteta. Reja duhet ta pyesë veten më shumë pse më lë mua në listën e pritjes. Dy herë. Unë personalis­ht po luaj çdo ndeshje me Bazelin, plus po luaj edhe në Europa Ligë që do të kemi edhe një raund tjetër në vazhdim. Trajnerin e kam dëgjuar të thotë se ftesën do ta marrin ata që luajnë në ekipe dhe unë nuk e kuptoj. Gjithsesi, nuk është problemi im në këtë pikë. Unë e dua Kombëtaren dhe jam me gjak dhe me fis shqiptar. Gjithmonë! Nuk mundet askush të ma humbë këtë gjë. Jam lënë në listën e pritjes pa marrë as më të voglin shpjegim. Fare. Ama mendoj se nuk mund të humbasë respekti për ata që kanë një kohë të caktuar në Kombëtare...

Ju keni luajtur me Bazelin edhe si mbrojtës, po edhe në mesfushë. A ju penalizon në Kombëtare skema 3-5-2?

Normale që kam luajtur në disa role dhe nuk është puna te skema... Dua që ta dinë të gjithë se nuk e kam refuzuar kurrë Kombëtaren. Kurrë, sepse kur unë luaj me të, luaj me shpirt dhe me zemër për këtë fanellë. Më besoni që jam vërtet i zhgënjyer me disa njerëz aty që i harrojnë shumë gjëra. Shumë gjëra...

Realisht keni kontribuar për këtë fanellë, por për cilët njerëz e keni fjalën?

Njerëzit mund edhe ta harrojnë, por populli jo. As fansat nuk harrojnë. Vetëm disa, po. Ama unë kurrë nuk do ta ul veten, asnjëherë në jetë. Kam karakter dhe e di se prej cilës familje patriotike vij.

Mendoni se po jua bën dikush këtë gjë, në staf ose në federatë?

Nuk e di. Vetëm nuk është e mundur që trajneri në grumbullim të thotë se këtu do të luajnë ata futbollist­ë që luajnë në ekipet e tyre dhe mua më lënë në listën e pritjes ose s'më thërrasin fare. Duke ditur këto, mendojeni vetë se sa i zhgënjyer jam. Më tregoni vetëm një lojtar që ka pasur ndeshje më të mirë sesa unë! Dakord, në këtë situatë unë mund ta kuptoj faktin që trajneri nuk i njeh mjaft mirë të gjithë lojtarët. Ama ndihmësit aty pse nuk flasin? Pse nuk flet askush? Pse nuk më telefonuan mua dhe të më thoshin: "Mos u bëj merak", ose nuk di... Diçka për të më treguar situatën. Unë personalis­ht kam luajtur çdo ndeshje në kampionat. Plus në Europa Ligë me Bazelin e me dhjetë pikë jemi të kualifikua­r. Ndaj, them se janë disa gjëra që unë nuk i kuptoj...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania