Panorama Sport (Albania)

U-19 e nis me turp, Greqia na jep “shuplakë” në start

Sulmi me Brojën dhe Bullarin nuk mjafton

-

Zhgënjen edhe Shqipëria U-19 në startin e kualifikue­seve. Në ndeshjen kundër Greqisë, të luajtur dje në stadiumin e Genkut në Belgjikë, kuqezinjtë e rinj kanë pësuar plot pesë gola. Në fakt, me cilësitë që ka skuadra (në sulm luanin emra si Armando Broja i Çelsit apo Emiliano Bullari i Olimpiakos­it) mendohej për një paraqitje dinjitoze dhe sigurisht rezultat pozitiv. Por, ka ndodhur krejt e kundërta. Shqipëria e ka parë veten në disavantaz­h që në minutën e 13të, kur Ximas shënoi pas një asisti të Vagianidis. Përpara se të realizonin grekët, kuqezinjtë humbën një rast të artë për shënim me anë të Brojës. Reagimi i kuqezinjve ka qenë i mirë, teksa në tri raste, Rrapaj, Muçi dhe Broja iu afruan golit. Portieri grek, Mandas, u bë hero me pritjet e tij, veçanërish­t në minutës e 39-të ndaj Muçit. Pjesa e dytë nisi me Shqipërinë në sulm dhe Morina i ka të gjitha shanset për të barazuar, por portieri grek eviton sërish golin. Në momentin më të mirë të kuqezinjve, grekët dyfishojnë me anë të Vagianidis. Trajneri Nevil Dede detyrohet të bëjë katër zëvendësim­e, duke hedhur fillimisht në fushë Çunin që luan te Bajern Mynih U-19, e më pas Ibrahimin, Dobrën dhe Meron. Por, Greqia është më e qartë në lojë dhe përfiton nga vendosjet e gabuara të mbrojtjes kuqezi. Vrakas trefishon shifrat pas një krosimi të Ximas në zonë. Duket sikur gjithçka ka përfunduar, por Dobra në minutën e 81-të rihap ndeshjen pas një goli të bukur, ku shfrytëzon asistin e Morinës. Mirëpo, kuqezinjtë nuk bëjnë dot më tepër, pasi e pësojnë në fund nga goditjet standarde. Fillimisht, Liavas shënon me kokë pas krosimit nga kor- nia, ndërsa për të vulosur fitoren e thellë të Greqisë mendon Athanasako­pulos, që mposht për të pestën herë portierin Malaj. Ndeshja tjetër e grupit mes Belgjikës dhe Islandës përfundoi me shifrat 3-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania