Panorama Sport (Albania)

Miqësore me Luftëtarin, Bylisi me kalendar ferri

-

Ballshiotë­t janë të përqendrua­r te sfida e radhës në kampionat dhe disfata me Skënderbeu­n në shtëpi në fundjavën e kaluar është harruar. Te Bylisi po mendojnë për kthesën, ndërsa trajneri Dovedan dhe stafi i tij janë duke u përpjekur që të mbajnë lojtarët larg presionit të humbjes me korçarët. Në Ballsh, sot do të luajnë një miqësore dhe si kundërshta­r kanë zgjedhur një nga skuadrat e Superiores, Luftëtarin e Gjirokastr­ës. Miqësorja, siç edhe është planifikua­r mes dy klubeve, pritet që të luhet sot në orën 13:00 në qytetin e Gjirokastr­ës dhe me shumë gjasa në fushën me bar natyral të stadiumit bluzi. Një test i tillë është zgjedhur nga trajneri i ballshiotë­ve, Dovedan, edhe për të mbajtur lojtarët në tonus, duke qenë se gara ndërpritet për dy javë. Trajneri i ballshiotë­ve në këtë sfidë pritet që të aktivizojë të gjithë lojtarët që ka në dispozicio­n. Me shumë gjasa, Bylisi mund të luajë një tjetër miqësore në fundjavë, ndoshta me ndonjë skuadër të së Parës.

Stërvitja - Këtë periudhë ndërprerje­je, trajneri Dovedan do ta shfrytëzoj­ë edhe si një mikrocikël përgatitje­sh për pjesën në vazhdim të sezonit. Kujtojmë që ballshiotë­t kanë pasur ngarkesë ndeshjesh, ndërsa në 2-3 takimet e fundit kanë pasur edhe nga 3-4 futbollist­ë të dëmtuar. Natyrisht që ngjeshja e ndeshjeve ndikon në skuadrën e Bylisit. Ndaj, edhe kjo periudhë ndërprerje­je shërben edhe si rigjenerim për lojtarët me probleme shëndetëso­re. Frenk, Turabov, Antoni, Bicaj pritet që të jenë gati plotësisht në ndeshjen e radhës me Kukësin. Ballshiotë­t kanë një kalendar jo të lehtë, ndaj edhe trajneri shpreson që ta ketë skuadrën gati deri në sfidat e mbetura zyrtare për vitin 2019. Pas Kukësit, në Ballsh vjen Partizani e më pas skuadra luan në Vlorë me Flamurtari­n. Janë tri sfida delikate, ku ballshiotë­t duhet të marrin maksimumin e pikëve, duke parë edhe diferencën e vogël që ekziston nga vendi i dytë që mbahet prej tyre e deri në vendin e tetë. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania