Panorama Sport (Albania)

Shmanget analiza, te Kukësi të gjithë në provë deri në dhjetor

Veç 4 fitoreve, lojtarët nën vëzhgim para merkatos

- Skerdilaid Sulozeqi

Kukësi “arkivon” humbjen me Laçin. Skuadra ka nisur përgatitje­t dje në mëngjes, me një seancë në 10:30. Që të gjithë lojtarët janë vënë nën urdhrat e Shpëtim Duros, duke përjashtua­r Omar Kamaran të larguar. Analiza e programuar për dje është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e presidenti­t Safet Gjici, i cili ka dashur që të jetë vetë prezent. EKIPI NË PROVË

Kreu i klubit ka qenë mjaft i nervozuar dhe i zhgënjyer nga humbja e fundit. Përtej penalltisë së kontestuar, performanc­a e skuadrës ka lënë për të dëshiruar. E megjithatë pakënaqësi­a është e mbartur, pasi presidenti­t nuk i ka pëlqyer aspak ecuria në kompleks e këtij sezoni. Rezultatet e marra janë larg pritshmëri­ve, e sidomos humbjet kundër Bylisit, Teutës e Vllaznisë. 18 pikë nga 36 të mundshmet janë pak për nënkampion­ët. Duke parë vendin në renditje, numrin e pikëve të grumbullua­ra dhe sidomos diferencën me katër pikë ndaj Partizanit, kanë bërë që klubi t’i bëjë llogaritë mirë për objektivat. Gjici ua ka bërë me dije drejtuesev­e se do të raportojnë me detaje për performanc­ën e çdo lojtari, e më pas do të vendoset se kush do të qëndrojë apo do të largohet në merkaton e janarit. Pra, të gjithë duhet të tregojnë veten gjatë këtyre ndeshjeve të fazës së dytë. Të gjithë do të jenë në provë. Kreu i Kukësit ka kërkuar 4 fitore në po kaq ndeshje, një objektiv mjaft sfidues për trajnerin Duro dhe lojtarët. Kukësi ka afruar emra me potencial si Kristal Abazaj, Enis Gavazaj, Emiljano Musta etj, por ende nuk kanë shfaqur më të mirën e tyre. SITUATA E DËMTIMEVE

Kukësi ishte në disavantaz­h të plotë në takimin e fundjavës që sapo lamë pas, e kjo për shkak të numrit të lartë të mungesave. Plot 5 lojtarë të padisponue­shëm e kushtëzuan jo pak edhe formacioni­n, Abazaj,

Shkurtaj, Kamara, Limaj e Musolli nuk luajtën. Katër të parët për shkaqe dëmtimi, ndërsa kapiteni i skualifiku­ar prej të verdhëve. Abazaj mungoi për shkak të shembjes dhe frakturës që pësoi në shtyllën kurrizore në Lushnjë në datën 3 nëntor. Pas disa ditëve pushim ai e ka kaluar dhimbjen e ka dalë në stërvitje. Shkurtaj qëndron jashtë që prej datës 28 tetor. Para nisjes së ndeshjes me Partizanin, sulmuesi pësoi tërheqje muskulore. Duket se edhe vlonjati e ka lënë pas dëmtimin, pasi përveç seancave stërvitore me ekipin, ai ka punuar ekstra në mënyrë personale. Kamara është larguar nga ekipi,

ndonëse zyrtarisht ai është i dëmtuar. Probleme në muskujt e rrëzave të kofshëve, por dhe nga muskujt e barkut, 21-vjeçari po vuan. Limaj gjithashtu ka pasur probleme me muskulin e pasmë të kofshës, e do të jetë gati për ndeshjen kundër Bylisit. Pauza e Kombëtares do t’i shërbejë shumë Kukësit për të rikthyer në gjendjen optimale të dëmtuarit. Trajneri Shpëtim Duro ndoshta do ta ketë më të thjeshtë ndeshjen e ardhshme, pasi do të ketë një grup më të plotë. Koha për të korrigjuar gabimet është e mjaftueshm­e, pasi ndalesa e kampionati­t erdhi si me porosi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania