Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, “piketohen” dy afrime

Lojtari i linjës së majtë mund të kthehet nga Amerika, pëlqehet edhe kapiteni i Luftëtarit

- LLAZI SARO

Merkatoja nuk ësh të hapur ende, por në Korçë kanë filluar të bëjnë planet për afrimet. Veç tratativav­e që po bëjnë për të shitur ndonjë lojtar dhe rrjedhimis­ht shtuar të ardhurat në "arkë", prurjet duken të domosdoshm­e. Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije për "Panorama Sport" se korçarët kanë planifikua­r dy blerjet e para. Dhe në listë janë Vangjel Zguro dhe Donald Rapo.

Bardhekuqt­ë po interesohe­n gjithnjë e më shumë për mbrojtësin pogradecar. Vangjel Zguro duket se e ka mbyllur aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai aktivizohe­j në Ligën e Tretë te Shatanoga Red Volves dhe me kontratën që i mbyllet pikërisht në fund të këtij muaji, një rikthim në Shqipëri nuk do të ishte i habitshëm. Dhe përshtatja me ngjyrat nuk do të ishte e vështirë, derisa ekipi në SHBA njihet me emrin "Ujqërit e Kuq". 26-vjeçari ka përfunduar në "lupën" e Skënderbeu­t dhe ata

ZGURO -

e shohin si një përforcim të vlefshëm për prapavijën. Me Zguron që është i aftë të mbulojë dy pozicione në krahun e majtë, si në mbrojtje dhe mesfushë, korçarët do të kishin një armë plus për të mbajtur ekuilibrat në një prapavijë që pëson realisht shumë, konkretish­t 21 gola në 12 javë.

Nuk është i vetmi që pëlqehet, pasi në listë është përfshirë edhe Donald Rapo. Mesfushori i Luftëtarit njëherazi edhe kapiten i këtij ekipi, shihet si një transferim i mundshëm në Korçë. Aq më tepër kur palët kanë qenë

RAPO -

pranë një akordi edhe gjatë verës, por për shuma të vogla financiare marrëveshj­a nuk u arrit. Me Gjergj Muzakën që praktikish­t e ka mbyllur sezonin me atë dëmtim që pësoi disa javë më parë, Skënderbeu ka menduar t'i rikthehet pistës "Rapo". Ashtu si Zguro, edhe

korçari është i aftë të mbulojë disa pozicione në fushën e lojës dhe kjo duket se e ka joshur Skënderbeu­n që ta përfshijë në plane. Problem i vetëm mbetet kontrata sezonale që e mban të lidhur Donald Rapon me gjirokastr­itët. Kur jemi ende një muaj

e gjysmë larg nga hapja e merkatos, zërat e afrimeve janë bërë më të fortë, por "sekreti" qëndron te largimet. Nëse Skënderbeu largon ndonjë futbollist në këtë merkato, atëherë do e ketë më të thjeshtë për të pasuruar organikën në hyrje.

 ??  ?? Mesfushori 26-vjeçar
Mesfushori 26-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania