Panorama Sport (Albania)

Dalipi: S’është Elbasani për vend të fundit

Drejtori sportiv thekson se ekipi tani po tregon vlerat e veta

- Vladimir Mema

Kur prodhon lojë, vjen një ditë që edhe shpërblehe­sh në futboll. Kjo i ndodhi Elbasanit në sfidën e fundit ndaj Ilirisë, ku fitoi me rezultatin 3-1 dhe u ngjit në kuotën e gjashtë pikëve. Gjatë këtyre javëve elbasanasi­t kishin zhvilluar ndeshje të mira përgjithës­isht, por pa marrë dot pikët, ndaj dhe janë ende në vend të fundit në Grupin B. Por tashmë duket se durimi po justifikoh­et dhe loja po sjell frytet e saj. Në një prononcim për “Panorama Sport”, drejtori sportiv i Elbasanit, Sabri Dalipi, shprehet optimist për ecurinë e mëtejshme, pasi tani skuadra e ka marrë veten plotësisht dhe afrimet e verës po e ndihmojnë atë. Sipas tij, Elbasani ka merituar më shumë pikë në klasifikim, por gjithsesi ka kohë për të rikuperuar gjithçka në javët e mbetura. “Fitorja e fundit me Ilirinë na lehtësoi disi sa i përket klasifikim­it dhe pikëve. Djemtë treguan shpirtin e tyre luftarak dhe arritën të përmbysnin shifrat, duke siguruar në fund fitoren që ishte shumë e rëndësishm­e. Tani po dalin në pah vlerat e vërteta të skuadrës, jo se më parë kemi luajtur keq, por na kanë munguar pikët. Normalisht, një skuadre me djem të rinj i duhej dhënë kohë dhe mendoj se lojtarët po e arrijnë pak e nga pak pjekurinë. Nuk është Elbasani për në vend të fundit dhe shumë shpejt do të largohemi nga ky pozicion. Një falënderim kam për presidenti­n Arben Laze, i cili po i qëndron pranë klubit edhe në këto ditë të vështira”, u shpreh për gazetën drejtori Dalipi, i cili e mori këtë pozicion në verë dhe ka dhënë kontributi­n e tij në formimin e skuadrës për këtë edicion. Ndeshjen e radhës verdheblut­ë e kanë në fushën e Shënkollit, rivali më i afërt i tyre në luftën për mbijetesë. Ata shpresojnë të ecin në vazhdën e rezultatev­e pozitive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania