Panorama Sport (Albania)

Ibrahimlla­ri, garancia e Lushnjës në prapavijë

-

Beqir Ibrahimlla­ri ka vetëm 3 muaj që është bashkuar me Lushnjën, por që në debutimin fanellën verdhejesh­ile është kthyer në një lojtar të rëndësishë­m për skuadrën e trajnerit Gjyla. Qendërmbro­jtësi 27vjeçar ka “peshë” në prapavijë, është lojtar me rendiment të lartë, por i duhet të ndreqë vetëm punën e kartonëve të verdhë, sepse është ndëshkuar 4 herë në 5 javët e para dhe mungoi me Pogradecin, ku Lushnja humbi 0-1. “Lushnja është skuadra më me emër që kam luajtur deri tani. Përgjegjës­ia është e madhe dhe kërkesat janë gjithmonë të larta. Flasim pa pushim për të bërë sa më mirë, për të gabuar sa më pak. Kemi pësuar deri tani 8 gola, që nuk janë pak dhe është një shifër që duhet reduktuar. Kam besim se në vazhdim do të jemi më të konsolidua­r dhe do të pësojmë më pak gola. Mbetem i kënaqur me atë që kemi bërë deri tani, edhe pse kemi gjëra për të rregulluar. Kryesorja është që kryesojmë grupin dhe jemi brenda objektivit, të tjerët na ndjekin nga prapa. Në fund të fundit, ka një rezultat final që është në anën tonë. Kemi përpara një transfertë të vështirë dhe po përgatitem­i që të mbyllin me sukses fazën e parë. Na takon, sepse kemi qenë gjithnjë në vend të parë, me përjashtim të javës së katërt. Kartonët? E di që duhet të bëj kujdes dhe pas skualifiki­mit jam ende me zero kartonë”, tha qendërmbro­jtësi rrogozhina­s Ibrahimlla­ri, një nga futbollist­ët më të adhuruar nga tifozët verdhejesh­ilë. Deri tani ka luajtur 7 ndeshje, 630 minuta të plota dhe ka shënuar edhe një gol. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania