Panorama Sport (Albania)

Prifti lë Fierin për Anglinë, Apolonia fiton të rinjtë

Trajneri Mërgjyshi ka aktivizuar 10 të rinj në formacion

- BUJAR RAMA

Krisel Prifti nuk do të jetë më pjesë e Apol onisë. Mesfushori ka ndërprerë me mirëkuptim kontratën me klubin fierak dhe për arsye familjare është zhvendosur në Mançester të Anglisë. 24-vjeçari ka qenë pjesë e Apolonisë prej sezonit 2016-2017 dhe gjatë kësaj periudhe, ku është penalizuar shumë nga dëmtimet, është aktivizuar 2837' në 44 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola. E ka një “mesazh lamtumire” Kriseli, i cili shfaq mbresat e tij për përvojën tek Apolonia. “Për mua, Apolonia ka qenë qysh në fillim ekipi me organizimi­n më të mirë, duke nisur nga akademia e deri në ekipin e parë. Ndoshta është skuadra e vetme në Shqipëri që i plotëson të gjitha standardet. Ka përkushtim në rritje në të gjitha hallkat dhe është një klub gjithnjë kërkues drejt talenteve. Në Shqipëri ky është problem, sepse shumë ekipe kanë talentet e tyre, por nuk i shfrytëzoj­në si tek Apolonia. Ky klub ka pasur dhe ka besim te të rinjtë dhe ja ku po vijnë rezultatet. Për mua ka qenë si ekipi ‘mëmë’, pasi te Flamurtari asnjëherë nuk e kam ndier përkrahjen dhe ngrohtësin­ë si në Fier. I uroj suksese skuadrës sime të zemrës dhe besoj se me trajnerin Mërgjyshi objektivi drejt Superiores është i realizuesh­ëm”, thotë për gazetën tonë ish-futbollist­i i Apolonisë, tanimë në Mançester, Krisel Prifti.

EKIP U-21 - Prej disa sezonesh Apolonia ka pretenduar të ndërtojë një ekip cilësor me prioritet elementët e rinj të talentuar, por këtë vit ka një trend realisht të prekshëm dhe konkret. Nga pretendime­t që ka opinioni sportiv ndaj Apolonisë si emër tradite, pritet shumë më

tepër, por harrohet një detaj shumë esencial, është një ekip me moshë shumë të re dhe vendi i 3-të në 8 javë të kampionati­t duhet vlerësuar pozitivish­t, pavarësish­t ulje-ngritjeve. Meritën kryesore për këtë pa diskutim e ka trajneri Artan Mërgjyshi, një “nuhatës i hollë” i talenteve që di të ndërtojë pa u ankuar një skuadër kompakte dhe dinjitoze. Apolonia e këtij edicioni është ilustrimi më i mirë për këtë trajner. Janë plot 10 futbollist­ë të moshës 19-21 vjeç të aktivizuar prej tij në formacion gjatë 8 javëve të para të kampionati­t. Pa harruar

që disa prej këtyre të rinjve luajnë jashtë pozicionit natyral, çka i shton më shumë pikë kësaj skuadre. Ecuria e të rinjve të Apolonisë nuk është e rastësishm­e, pasi plot 7 futbollist­ë të grup-moshës 1921 vjeç kanë disa sezone që aktivizohe­n me këtë ekip. Eljon Sota dhe Ksement Mehmeti, të dy 21 vjeç, luajnë sezonin e katërt, Mario Gjata 19 vjeç, Redon Mihana 20 vjeç dhe Romeo Harizaj 21 vjeç, luajnë sezonin e tretë, Krisild Zoga 19 vjeç luan sezonin e dytë, ndërsa Sali Kumani 19 vjeç, Sokol Ymeraj 20 vjeç dhe Erisildo Smaçi 21 vjeç, janë debutues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania