Panorama Sport (Albania)

Largohet Stavri Nica, Devolli pa trajner

-

Të tjera probleme te Devolli, tani më serioze se ato të pak javëve më parë, kur pati pezullime lojtarësh që më pas u rikthyen. Trajneri Stavri Nica i ka paraqitur dorëheqjen presidenti­t Edi Duro. Trajneri durrsak e ka justifikua­r vendimin e tij me arsye shëndetëso­re, por kuptohet lehtë që nuk është ky problemi që e ka shqetësuar Nicën. Ai e ka menduar mirë situatën dhe që të martën në mbrëmje është larguar nga banesa ku ishte akomoduar, duke mos pritur përgjigjen e drejtuesve të klubit. Këta të fundit për momentin nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje. Tashmë është fakt se atyre u duhet të gjejnë një trajner të ri për të marrë drejtimin e Devollit dhe për fat të mirë kanë kohë në dispozicio­n, sepse këtë fundjavë kampionati është pushim. Në seancën e djeshme stërvitore skuadra është drejtuar nga zëvendëstr­ajneri Erindi Maneshi. Në vendimin e trajnerit Stavri Nica, i cili e ka drejtuar Devollin edhe në Kategorinë e Dytë për ta ngjitur në të Parën, duket se kanë ndikuar problemet financiare të skuadrës. Devollinjt­ë mbajnë vendin e katërt në Grupin B, një vend shumë komod për një ekip që vjen nga një kategori më poshtë, por ndoshta klubi ka qenë i papërgatit­ur për të përballuar të Parën në gjithë problemati­kën e saj. Kalendari në vazhdim është mjaft i vështirë dhe Nica duket se i ka paraprirë situatës. Grupi i futbollist­ëve është i konsolidua­r dhe me një përgatitje të mirë, por duhen edhe financa stabël. Trajneri i ri mund të vijë nga Pogradeci ose Elbasani, sipas burimeve jozyrtare, por ende nuk jepen emra konkretë. Vendimi do të merret shumë shpejt, pasi ekipi duhet të përgatitet për ndeshjen e radhës në Kavajë me Besën. Nica më parë ka drejtuar shumë skuadra të tjera në vend si Laçi, Apolonia, Teuta e Bylisi. Th. Gjata

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania