Panorama Sport (Albania)

Mihani: Mihani: Dështimi, Dështimi, nga nga lojtarët lojtarët

Ish-kapiteni sheh si përgjegjës për rezultatet futbollist­ët, sidomos ata me përvojë

- FERIZ FERIZAJ

Besa ka thyer çdo parashikim këtë se zon, por në kahun negativ. Pas 8 javësh kampionat, verdhezinj­të, ashtu siç nuk e priste askush, kanë grumbullua­r vetëm 8 pikë, 1 pikë për ndeshje ose 33% të pikëve të mundshme. Shumë larg objektivit për ngjitjen në Superiore. Në numrin e djeshëm të “Panorama Sport”, presidenti Bizhdili e shprehte qartë zhgënjimin total nga të besuarit e tij dhe paralajmër­oi se do të marrë masa sa i takon pagesës së futbollist­ëve.

MIHANI – Ish-kapiteni i Besës, Meglid Mihani, aktualisht ndihmës i trajnerit Gugash Magani, pajtohet me kritikat e presidenti­t Bizhdili,

por ka edhe një këndvështr­im tjetër. Sipas tij, pikët nuk përputhen me vlerat reale që ka Besa. “Të kesh 8 pikë në 8 ndeshje, është e papranuesh­me. Presidenti ka plotësisht të drejtë të irritohet. Unë jam çdo ditë me ekipin dhe mendoj se pikët aktuale nuk pasqyrojnë forcën dhe vlerat që ka grupi. Trajneri Magani javë pas jave ka theksuar se loja që bën Besa jo vetëm nuk është në raport të drejtë me rezultatet, por ka një ndryshim të madh. Me përjashtim të ndeshjeve me

Shënkollin dhe Pogradecin, Besa nuk duhej të kishte humbur pikë. Me Orikun shënuam dhe pësuam 2 gola për fajin tonë dhe jo për meritë të kundërshta­rit. E njëjta situatë edhe ndaj Apolonisë, ku lamë 2 pikë në minutën e 89-të me atë penallti pa shkak, pa folur për rastet flagrante të Çelhakës dhe Onuh, të cilët duhet ta kishin mbyllur atë takim. Më herët kemi humbur me Lushnjën, ku pësuam 3 gola në pak minuta dhe kjo është e pafalshme. Barazimi në Fushë-Krujë po ashtu është skandaloz. I gjithë faji është i futbollist­ëve. Trajneri Magani ka punuar mirë, ekipi shkon para portës, por humb shumë raste. Për mua, lojtarët me përvojë nuk i kanë bërë si duhet detyrat, nuk mjafton të luash mirë, por duhet ta udhëheqësh ekipin në momentet vendimtare të ndeshjes, duke ditur që në formacion kemi disa të rinj. Besoj se gjërat do të ndryshojnë, sepse shoh që Besa krijon futboll”, është shprehur Mihani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania