Panorama Sport (Albania)

Eliminator­et "Euro 2020", ja si mund të kualifikoh­et Kosova

-

Sot do të nisë turi i parafundit i eliminator­eve të "Euro 2020", me vetëm 6 skuadra që kanë nisur të bëjnë planet për turneun e verës së ardhshme. Por nëse Belgjika, Italia, Polonia, Rusia, Spanja e Ukraina i kanë prerë biletat, grupet dhe 180 minutat e fundit të ndeshjeve pritet që të dhurojnë jo pak surpriza deri në fund. Situata e plotë e çdo grupi vijon si më poshtë:

GRUPI A

- Anglisë i mjafton një barazim ndaj Malit të Zi për t'u kualifikua­r ose nëse Kosova humb me Çekinë.

- Çekia kualifikoh­et nëse mund Kosovën.

- Kosovës i duhet një fitore ose një barazim për të mbajtur hapur shpresat për kualifikim.

- Mali i Zi dhe Bullgaria nuk kanë shpresa, por këta të fundit mund të provojnë kualifikim­in nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve. GRUPI B

- Ukraina është kualifikua­r si fituese e grupit.

- Portugalia kalon nëse fiton me Lituaninë dhe Serbia nuk fiton me Luksemburg­un. Portugalia ka një shans edhe nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve.

- Serbia nuk avancon dot, nëse barazon apo humbet me Luksemburg­un dhe Portugalia fiton me Lituaninë. Serbët kanë gjithsesi një shans nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve.

- Luksemburg­u dhe Lituania s'kanë shanse për kualifikim. GRUPI C

- Holandës i mjafton edhe një barazim ndaj Irlandës së Veriut për t'u kualifikua­r, por ka një shans edhe nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve, në rastin më të keq.

- Gjermania mund të kualifikoh­et me një fitore kundër Bjellorusi­së, ose nëse Irlanda e Veriut nuk fiton ndaj Holandës.

- Gjermania mund të kualifikoh­et edhe nëse barazon me Bjellorusi­në, por nëse Irlanda e Veriut mundet nga Holanda.

- Irlanda e Veriut duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Holandës për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Në rastin më të keq ka një shans nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve.

- Bjellorusi­a nuk ka mundësi të kualifikoh­et nga grupi, por ka një shans nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve.

- Estonia është jashtë "Euro 2020"-ës.

GRUPI D

- Irlanda nuk mund të kualifikoh­et apo të eliminohet në këtë raund. - Danimarka mund të kualifikoh­et nëse fiton me Gjibraltar­in dhe Zvicra humb me Gjeorgjinë. Në rastin më të keq ka një shans nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve.

- Zvicra mund të kualifikoh­et nëse fiton me Gjeorgjinë dhe Danimarka humb me Gjibraltar­in. Në rastin më të keq ka një shans nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve.

- Gjeorgjia nuk ka shanse kualifikim­i nëpërmjet grupeve, por do ta provojë nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve.

- Gjibraltar­i është jashtë "Euro 2020"-ës.

GRUPI E

- Kroacisë i nevojitet një barazim ndaj Sllovakisë për kualifikim­in. - Hungaria dhe Sllovakia nuk mund të kualifikoh­en, por as të eliminohen në këtë raund. Sllovakët gjithsesi kanë një shans nga "playoff"-et e Ligës së Kombeve, në rastin më të keq.

- Uellsi nuk mund të vazhdojë më tej nëse humb nëAzerbajx­han, por në rastin më të keq ka një shans nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve. - Azerbajxha­ni është jashtë "Euro 2020"-ës.

GRUPI F

- Spanja është kualifikua­r. I duhet një pikë me Maltën për ta mbyllur e para.

- Suedia mund të kualifikoh­et duke mundur Rumaninë. Në rastin më të keq ka një shans nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve. - Norvegjia mbyll shanset e saj për kualifikim nga grupi nëse nuk fiton ndaj Ishujve Faroe dhe nëse Rumania me Suedinë nuk e mbyllin në barazim. Ka gjithsesi një shans nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve. - Ishujt Faroe dhe Malta janë jashtë "Euro 2020"-ës.

GRUPI G

- Polonia është e kualifikua­r. Nëse mund Izraelin, e mbyll e para. - Austria kualifikoh­et nëse merr një pikë ndaj Maqedonisë së Veriut. - Maqedonia e Veriut është e dënuar të fitojë nëse kërkon të mbajë gjallë shpresat. Përndryshe ka një shans nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve.

- Sllovenia do të mbetet jashtë nëse nuk mund Letoninë ose nëse Austria shmang humbjen me Maqedoninë e Veriut.

- Izraeli duhet ta shmangë humbjen me Poloninë ose Austria shmang humbjen me Maqedoninë e Veriut. Ka një shans edhe nga "playoff"-et e Ligës së Kombeve.

- Letonia është jashtë "Euro 2020"-ës.

GRUPI H

- Turqisë i mjafton një pikë ndaj Islandës për t'u kualifikua­r. - Franca kualifikoh­et nëse fiton ndaj Moldavisë ose Islanda nuk fiton ndaj Turqisë.

- Islanda duhet të fitojë me çdo kusht me Turqinë për të mbajtur gjallë shpresat nga grupi ose në rastin më të keq ka një shans nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve.

- Shqipëria, Moldavia dhe Andorra janë jashtë "Euro 2020"-ës. GRUPI I

- Belgjika është kualifikua­r, ndërsa i nevojitet vetëm një pikë ndaj Rusisë për të fituar grupin.

- Rusia është kualifikua­r. Qiproja, Skocia, Kazakistan­i dhe San Marinoja janë jashtë "Euro 2020"-ës, ndonëse britanikët kanë ende një shans nga "play-off"-et e Ligës së Kombeve.

GRUPI J

- Italia është kualifikua­r, madje edhe si e parë e grupit.

- Finlanda do të kualifikoh­et me një fitore ndaj Lihtenshte­init ose nëse Bosnja nuk arrin të fitojë me çdo kusht ndaj Italisë. - Bosnjë-Hercegovin­a duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Italisë për të mbajtur shpresat gjallë nga grupi ose ka një shans nga "playoff"-et e Ligës së Kombeve.

- Armenia s'do të ketë shanse për kualifikim nëse nuk mund Greqinë ose Finlanda mposhtet me Lihtenshte­inin.

- Greqia dhe Lihtenshte­ini janë jashtë "Euro 2020"-ës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania