Panorama Sport (Albania)

Sauthgejt: Sterling është zemëruar me mua

"Tre Luanët" e presin biletën me 1 pikë sot ndaj Malit të Zi

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Garet Sauthgejt pra non përpara ndeshjes së sotme kundër Malit të Zi se Rahim Sterling mund të jetë i zemëruar me të, pasi ai e dënoi duke e lënë jashtë takimit të sotëm ndaj ballkanasv­e në kualifikue­set e "Euro 2020". Sulmuesi i Sitit dhe mbrojtësi i Liverpulit, Xho Gomez, patën një sherr fizik në ditën e parë të grumbullim­it (të hënën) në bazën e kombëtares, "St George's Park", 24 orë përpara se të konfrontoh­eshin në "Anfield" në Liverpul-Siti. Në konferencë­n për shtyp në prag të ndeshjes së 1000-të ndërkombët­are të "Tre Luanëve", Sauthgejt mund ta shijojë kualifikim­in, pasi i duhet vetëm 1 pikë. Por ishullorët mund të festojnë sërish nëse Kosova mundet nga Republika Çeke. Gjithsesi, kualifikim­i i Anglisë është vetëm një formalitet dhe vëmendjen e zë çështja "Sterling-Gomez". "Unë mund ta kuptoj nëse Sterling është i mërzitur me mua, por në fund ai mbetet pjesë e grupit dhe kjo është gjëja më e rëndësishm­e. Ai është një pjesë shumë e rëndësishm­e e kësaj skuadre, po stërvitet shumë mirë dhe për mua kjo është një çështje e mbyllur", tha Sauthgejt. "Kur unë isha futbollist, marrëdhëni­a ime me trajnerët dhe se si unë ndihesha për ta ndryshonte me ditë dhe kishte shumë raste kur unë isha i zemëruar me ta, zakonisht kur nuk luaja. Kështu që, unë e kuptoj këtë dhe shpresoj që koha t'i kapërcejë këto gjëra. Si trajner, ti shpreson që t'u dhurosh momente të bukura futbollist­ëve, siç është debutimi apo shansi të luajë. Por ka edhe raste të pashmangsh­me kur nuk i aktivizon, duhet t'i zëvendësos­h dhe ndonjëherë ata nuk do të kërcejnë nga gëzimi kur të shohin fytyrën time teksa kalon në mensë", shtoi tekniku anglez.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania