Panorama Sport (Albania)

Venger nis karrierën e re, drejtor i zhvillimit në FIFA

Ish-trajneri i Arsenalit do mbulojë detyrat e Van Bastenit, i jep fund me trajningun

-

Nis një karrierë e re për Arsen Vengerin. Ish-trajneri i Arsenalit është emëruar drejtor i Zhvillimit Global në FIFA. 70-vjeçari francez vjen nga një karrierë e gjatë si trajner në stolin e Monakos dhe Arsenalit: "Topçinjtë" i drejtoi për 22 vite me radhë, deri në 2018ën, duke fituar tri herë Premier Ligën dhe shtatë Kupa FA dhe mbërriti deri në finalen e Ligës së

Kampioneve në vitin 2006 dhe atë të Kupës UEFA në 2000. Venger zëvendësoi në këtë detyrë Marko Van Bastenin, i cili mbajti rolin e drejtorit teknik të FIFA-s deri në tetor 2018. Ai e pranoi ofertën e FIFA-s më shumë se dy muaj pasi u raportua si lajm në media dhe një javë pasi Bajerni e kontaktoi për të biseduar dhe ofruar stolin e gjigantëve gjermanë, i mbetur bosh pas largimit të Niko Kovaçit. Detyra e Vengerit do të jetë që të mbikëqyrë panelin që bën ligjet e futbollit, IFAB, programet e trajningut dhe analizat teknike të ndeshjeve në turnetë e FIFA-s. "Mezi po pres që të nis këtë sfidë jashtëzako­nisht të rëndësishm­e, jo vetëm sepse kam qenë gjithnjë i interesuar në analizimin e futbollit nga një perspektiv­ë më e gjerë, por edhe për shkak se misioni i FIFA-s si qeveria botërore e futbollit është me të vërtetë global", tha Venger pas zyrtarizim­it. "Besoj se FIFA e re që kemi parë të shfaqet këto vitet e fundit ka sportin në vetvete në zemër të objektivav­e të saj dhe është e vendosur për ta zhvilluar lojën në komponentë­t e saj të shumtë të ndryshëm. Unë e di se mund të kontribuoj për këtë objektiv dhe do të vendos të gjitha energjitë e mia në dispozicio­n", përfundoi francezi, i cili deri më sot kishte shprehur se preferencë të parë kishte rikthimin në stolin e një klubi. Por ndoshta kur trokiti oferta e Bajernit, ishte tepër vonë, pasi ai dhe Infantino i kishin thënë "po" njëritjetr­it dhe mungonte vetëm zyrtarizim­i, i cili erdhi ditën e mërkurë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania