Panorama Sport (Albania)

Bomba nga Gjermania, Bajerni kërkon ta rikthejë Guardiolën

"Bild" këmbëngul: Pep nuk është i lumtur në Mançester

-

Pep Guardiola nuk është më i lumtur në Angli, prandaj Bajerni i Mynihut ka gati planin e rikthimit të tij bombastik në Bundesligë. Është ky titulli me të cilin e përditshmj­a "Bild" ka ndezur zërat e merkatos së verës së ardhshme, duke parë se të paktën deri tani ka vendosur që t'ia besojë skuadrën Hansi Flikut, një prej ndihmësve që kanë mbetur në klub, pas shkarkimit të Niko Kovaçit. Dhe pa dyshim që kur në mes është emri i Pep Guardiolës, është normale që jehona të jetë shumë e madhe, ndonëse edhe indiciet që e besojnë të besueshme këtë mundësi nuk mungojnë. Indicie - Në një deklaratë të kohëve të fundit, kur pyetej mbi rëndësinë e një klubi si Bajerni i Mynihut, lidhur edhe me problemet që po kalonte Niko Kovaçi, Pep e thoshte qartë: "Një skuadre si Bajerni nuk i thuhet 'jo' asnjëherë dhe besoj se kjo nënkupton madhështin­ë e kësaj skuadre". Prandaj, mjaftojnë kaq pak fjalë për të kuptuar se për spanjollin, i cili i drejtoi bavarezët mes viteve 2013-2016, ku fitoi 3 kampionate, 2 Kupa Gjermanie, një Superkupë Europe dhe një Botëror për Klube, por i sfumoi Champions-i, nostalgjia dhe lidhja e fortë me Bajernin mbetet shumë e madhe. Madje, akoma më shumë konfirmohe­t nga fakti se 49-vjeçari, edhe pas largimit nga Mynihu, nuk e ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij madhështor­e në Bavari, por sa herë që ka mundësi e viziton, sidomos gjatë pushimeve të verës. Gjithsesi, më shumë sesa kjo, "Bild" e mbështet hipotezën e rikthimit të mundshëm të Guardiolës te Bajerni te fakti që jo vetëm ai vetë, por edhe familja e tij duket se nuk është më e lumtur në Mançester. Nëse Pepin e kanë zhgënjyer disi rezultatet e sivjetshme të skuadrës, bashkëshor­tja dhe fëmijët e tij nuk duket se janë ambientuar siç duhet në Mançester, aq sa kanë vendosur që të rikthehen të jetojnë në Spanjë prej disa kohësh tashmë. Dhe pa dyshim që, nëse mënjanë është profesioni, por edhe shifrat marramendë­se që Guardiola fiton nga kontrata me Sitin (20 milionë euro neto në vit), e cila është e vlefshme deri në vitin 2021, aspekti familjar është gjithmonë shumë i rëndësishë­m. Ndaj, nëse bashkëshor­tja dhe fëmijët e Pepit nuk janë më të lumtur në Angli, Bajerni i Mynihut jo vetëm që mund të nisë të vërë në praktikë planin e rikthimit të katalanasi­t në Bundesligë, por, pse jo, të besojë realisht se diçka e tillë mund të bëhet realitet. Ndërkohë, jo vetëm drejtuesit bavarezë, por edhe tifozët e kësaj skuadre gjigante mund të nisin të ëndërrojnë që kjo mundësi të bëhet realitet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania