Panorama Sport (Albania)

Kieza dhe Eriksen, dy ëndrra zikaltër

Për sulmuesin violë duhen 60 mln, danezi në skadencë kontrate

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nëse merkatoja e ja narit do të jetë ajo e okazioneve, verën e ardhshme do të tentohet hapi i vërtetë cilësor. Interi duhet të afrojë së paku dy kampionë për të ngushtuar diferencën akoma më shumë me Juventusin dhe të konsolidoj­ë vendin si rivalin kryesor për titull. Në merkaton e parë të epokës “Konte”, administra­tori i deleguar Marota kishte nënvizuar një investim për të rikthyer Interin menjëherë konkurrues. Verën e ardhshme, pra, pritet që ekipi të jetë një shkallë më sipër, me afrimin e dy emrave të mëdhenj. Dhe në listat e drejtuesve interistë janë shënuar elementë të rëndësishë­m: objektivi i deklaruar është Federiko Kieza. Ëndrra, asnjëherë e fshehur, Kristian Eriksen, të cilit i skadon kontrata me Totenhemin. ËNDRRA DHE PLANI B Kohët e fundit Interi ka synuar me vëmendje të madhe parametrat zero. Në 2018-ën u mor Stefan De Vraj, i ndjekur një vit më pas nga Diego Godin. Për verën e ardhshme Interi ndjek me vëmendje zhvillimin e situatës mes Eriksenit dhe Totenhemit. Mbi mesfushori­n danez ka pasur një interesim të Realit të Madridit, kurrë të shndërruar në negociatë, ndërkohë që drejt fundit të merkatos së kaluar Mançester Junajtid nisi sulmin e parë, të pakonkreti­zuar. Në janar edhe “Djajtë e kuq” flitet se do ta ritentojnë, por në rast se bisedimet mbeten të tilla, sipas së përditshme­s “La Gazzetta dello Sport”, Interi do të studiojë ofertën e duhur për të bindur Eriksenin të zgjedhë pistën italiane. Çdo ëndërr përmban gjithmonë edhe një plan B: Marota ka piketuar Nandezin e Kaljarit, klub të cilit mund t’i interesojë edhe blerja e Naingolani­t (momentalis­ht i huazuar).

“ANKAND”

Më pas, të gjitha forcat do të përqendroh­en te Federiko Kieza, me të cilin parashikoh­et një “ankand” me Juventusin. Bardhezinj­të verën e kaluar kishin marrë miratimin e lojtarit dhe një akord me babain Enriko, më pas ndryshimi i pronësisë dhe bashkimi me Roko Komison ndryshuan situatën. Presidenti i ri ka bindur lojtarin të qëndrojë së paku një vit tjetër, me premtimin se do të vlerësohen sërish ofertat e verës 2020. Ndërkohë, do të konsideroh­et baza e fillimit të “ankandit” (do të nisë nga 60 milionë euro) dhe duhet të mposhtet konkurrenc­a e Juves.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania